I rikthyer me bujë të madhe te Chelsea në verën e vitit 2021, Romelu Lukaku tashmë po largohet nga “Blutë”, këtë herë nga dera e pasme, pas një viti zhgënjyes. Sulmuesi belg është rikthyer te Interi në formë huazimi.
Ndërkohë që prisnim domosdoshmërisht një njoftim për shtyp, klubi milanez publikoi një video të presidentit, Steven Zhang për të zyrtarizuar rikthimin e një elementi që kishte gjetur rrjetën 64 herë dhe kishte dhuruar 16 asistime në 96 ndeshje me zikaltërit mes viteve 2019 dhe 2021. Madje më pas është publikuar një foto në rrjetet sociale të klubit.
None found
Biseda midis tyre:
Zhang – “Jam në tarracën e selisë së Interit dhe shiko kë kam këtu…”
Lukaku – “Jam kthyer djema”
Zhang – “Po, Big Boss është kthyer sërish. Jeni i lumtur?”
Lukaku – “Jam vërtet i lumtur dhe faleminderit për besimin”
Zhang – “Është një dejavu, kthimi këtu”
Lukaku – “Të kujtohet tre vjet më parë, ende këtu?”
Zhang – “Duket si dje”
Zhang – “Pra .. A do të shënojmë shumë gola në San Siro?”
Lukaku – “Jam këtu për këtë”
Zhang – “Është një premtim”
Lukaku – “Unë i mbaj, ti e di”
Zhang – “Faleminderit që u ktheve”
Lukaku – “Faleminderit për besimin”.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…