Categories: Uncategorized

“Përpjekja e dëshpëruar për njohje”, Shaqiri i kthehet me ironi prestigjozes zviceriane: Ja ku e keni faqen e parë

Xherdan Shaqiri ka tërhequr vëmendjen e prestigjozes zviceriane “Blick“.

Pas fitimit të titullit kampion me Liverpulin, Andreas Boni ka shkruar një artikull në median në fjalë të titulluar “Shaqiri dhe përpjekja e tij e dëshpëruar për t’u njohur”. Në shkrimin e gazetarit zvicerian trajtohet fakti se sulmuesi shqiptar numëron plot 17 trofe të fituar, megjithëse nuk ka qenë gjithnjë në fushën e lojës për të dhënë kontributin e tij.

Të lidhura

None found

Boni sjell në kujtesë eksperiencën e Shaqirit te Bajerni dhe Liverpuli, ku edhe pse shumicën e kohës ka ngrohur stolin, sërish në fund krenohet në rrjetet e tij sociale me trofetë në duart e tij. Një artikull ky që patjetër nuk është pritur mirë nga futbollisti i përfaqësueses së Zvicrës.

Shqiri ka thyer heshtjen dhe për këtë ka përdorur rrjetin e tij social në “Twitter“, ku nuk e kursen ironinë dhe thumbnon kështu gazetën “Blick“ dhe autorin e shkrimit. “Të dashur Blick dhe Andreas Boni, ndërkohë që jeni të mërzitur në zyrë, ja ku e keni foton e faqes së parë të ardhshme“, shkruan Shaqiri bashkangjitur fotos së tij, ku tregon edhe 17 trofetë e fituar.

të fundit

August Begins with Record Influx as Thousands of Diaspora Vehicles Arrive in Kosovo

Dita e parë e muajit gusht edhe këtë vit ka sjellë fluks të lartë të diasporës që po kthehen në…

6 hours ago

Barcelona synon Azzedine Ounahin, Deco vihet në lëvizje për transferimin

Barcelona ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e mesfushorit maroken Azzedine Ounahi nga Girona, me klubin katalanas që kërkon të mbulojë…

6 hours ago

Gushti hapet me fluks rekord, mijëra automjete të diasporës mbërrijnë në Kosovë

Dita e parë e muajit gusht edhe këtë vit ka sjellë fluks të lartë të diasporës që po kthehen në…

6 hours ago

Lezhë: Gunman Fires at Moving Vehicle, Police Hunt Suspect

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të shtune në Lezhë, ku një automjet është qëlluar me armë…

6 hours ago

From BBV to Politics? Stenaldo: I Want to Serve My Country

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5”, Stenaldo Mëhilli, ka lënë të hapur mundësinë e një angazhimi në politikë në…

6 hours ago

Video/ Three Killed and 15 Injured in Powerful Explosion in Central Moscow

Tre persona humbën jetën dhe 15 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi pranë një restoranti në…

6 hours ago