Categories: Uncategorized

Bën sikur ka thyer këmbën, penalltia e Realit po “trondit” Twitterin (VIDEO)

Real Madridi fitoi falë një penalltie jo fort bindëse ndaj Getafes, në ndeshjen e radhës të La Liga, duke e çuar në 4 pikë distancën nga ndjekësi më i afërt për kreun e renditjes, ekipi katalanas.

Rrëzimi i Carvajal duket jo pak teatral, ashtu sikur edhe “interpretimi” i tij, teksa bën sikur i kanë thyer këmbën…

Të lidhura

None found

Në fakt, pamjet filmike dëshmojnë se më shumë e ka vjedhur këtë 11-metërsh, duke “aktruar” bukur para syve të arbitrit kryesor.

Disa përdorues të Twitter-it kanë ironizuar me rastin në fjalë, duke llogaritur si pjesë të penalltisë “veprën” e dy lojtarë të bardhë: Carvajal, që pëson ndërhyrjen dhe rrëzohet, por edhe Mendy në distancë.

Edhe ky i fundit rrëzohet në të njëjtën sekondë me spanjollin, si për ta kompletuar ofertën “dy në një” për gjyqtarin, transmeton telesport.

“Nëpër dyqane jemi mësuar të lexojmë “bli dy artikuj, paguaj vetëm një…, ofertë” që ekzistoka edhe në futboll për “Los Blancos”, ka shkruar një tifozë futbolli në Twiter.

“Rrëzohuni dy lojtarë njëherësh, ju japim një penallti…”, ka shkruare një tjetër.

Një sinkronizim i çuditshëm, i stigmatizuar në rrjetet sociale, ku mbrojtësi francez rrëzohet vetë, pa i ndërhyrë askush, ndërsa Carvajal plandoset përtokë sikur ka marrë “plumbat” në këmbë.

të fundit

“The Albanian Files”, Ola Xama: Arkitektët i ftonte personalisht Edi Rama, dyshime për konflikt interesi

Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për librin "The Albanian Files", që…

8 minutes ago

Ceremonia e diplomimit të kadetëve të FSK-së mbahet nesër, me fokus te forcimi i mbrojtjes së Kosovës

Forca e Sigurisë së Kosovës do të mbajë nesër ceremoninë solemne të diplomimit të kadetëve të gjeneratës 2026. Në këtë…

10 minutes ago

Të premten në Prishtinë mbahet seanca ndaj Ekrem Bajroviqit për akuza për krime lufte

Nesër (e premte) duke filluar nga ora 10:00. në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca gjyqësore ndaj Ekrem Bajroviqit, i…

10 minutes ago

33 ditë protestë, mijëra qytetarë marshojnë drejt Komisariatit Nr. 3 mes thirrjeve kundër policisë

Mijëra qytetarë kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës pas protestës së zhvilluar për disa orë para Kryeministrisë, ku u…

12 minutes ago

Laporta i rikujton Atleticos se Barcelona nuk e ka tërhequr ofertën për Julian Alvarezin

Barcelona vazhdon të insistojë për transferimin e Julian Alvarez, pavarësisht kundërshtimit të fortë nga Atletico Madridi dhe tensioneve që janë…

12 minutes ago

Qorrolli: Opozita s’duhet të kushtëzojë ngritjen e institucioneve të reja

Deputeti i zgjedhur Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, i ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë duke deklaruar se opozita…

21 minutes ago