Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, ka folur për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke kërkuar që opozita të sillet në mënyrë konstruktive në procesin e krijimit të institucioneve të reja.
Sipas tij, pas rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 7 qershorit, nuk është e drejtë që opozita të dalë me kushte.
None found
“Nëse opozita vendos kushte është e pandershme. Aleanca ka vendosur kushte, LDK gjithashtu përmes Vjosa Osmanit. Me 7 mandate shembull Aleanca nuk mund të vendos kushte për formim të institucioneve. Shpresoj se kësaj radhe do të reflektojnë”, ka deklaruar të enjten Vigan Qorrolli.
Ai ka kujtuar se edhe në legjislaturën e kaluar, kur vendi shkoi në zgjedhje për shkak se nuk u arrit pajtim për zgjedhjen e presidentit, VV-ja ishte treguar e gatshme për bashkëpunim.
“Ne i kemi dhënë LDK-së edhe herën e kaluar hise duke u ofruar zëvendëskryeministër e ministra, por refuzuan. Në legjislaturën e kaluar ne kemi qenë në gjendje që deri në ora 23:55 t’i formojmë institucionet, por që opozita refuzoi. Ne i kemi ofruar opozitës ofertën ‘zgjidh e merr’ duke u treguar tejet kreativ. LDK tashmë i ka bërë 3-4 adresa. Shpresoj se deri në çertifikimin e rezultate të jenë unik në mënyrë që të kemi një qëndrim të tyre në lidhje me qeverinë dhe presidentin. Kosova nuk ka arsye që të humbas më shumë kohë pasi që kemi nevojë për institucione”, ka theksuar ai.
Qorrolli është shprehur gjithashtu se kampi opozitar, edhe pas mbylljes së zgjedhjeve, vazhdon të mos ketë një qëndrim të përbashkët.
“Taborit të opozitës duket se po i’u duhet kohë për reflektim pasi që nuk janë unik”, ka pohuar ndër të tjera Vigal Qorrolli.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar kundër sulmeve të rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, duke dënuar veçanërisht goditjen vdekjeprurëse në Aeroportin…
Nga nesër, 12 tetor, sistemi "Safe City" do të fillojë në territorin e SPB - Ohër, përkatësisht në Ohër, Strugë,…
Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përmbyllur me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt, të realizuar…
Mbeturinat e Kumanovës përkohësisht do të dërgohen në deponinë Drislla në Shkup.Këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës së…
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj kritikave të Aleksandar Vuçiqit për bashkimin e partive shqiptare…
Ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka reaguar ndaj deklaratës së Ivica Daçiqit se flamuri serb një ditë do të…