Ndonëse Brescia po “noton në ujërat e turbullta” të mbijetesës, Sandro Tonali vijon të spikatë me paraqitjet e tij dhe nga dita në ditë shtohet numri i skuadrave pretendente për të marrë shërbimet e tij.
Kështu krahas Interit e Juventusit në Serinë A, mesfushori 20-vjeçar ndiqet edhe nga klube si PSG, Manchester United, Manchester City, etj., ndërsa së fundi ka dalë në skenë emri i Atleticos së Madridit.
Të lidhura
None found
Skuadra spanjolle po kalon një sezon me peripeci të shumta dhe Diego Simeone po përgatit një revolucion në skuadër, ndaj sheh te Tonali njeriun e duhur për t’i besuar një projekt afatgjatë dhe për t’i lënë organizimin e lojës së Los Colchoneros.
Momentalisht kartoni i Tonalit vlerësohet rreth 50-60 milionë euro, por hyrja në garë e shumë skuadrave të mëdha europiane mund të sjellë rritje të ndjeshme të vlerës së tij, që mund të shkojë deri në 80-90 milionë euro./ss/
