Categories: Uncategorized

Napoli pritet me sulm krejtësisht të ri nga sezoni i ardhshëm, synohet dyshja e Atalantës

Në Napoli po përgatiten për një revolucion në skuadër, pasi gjatë merkatos së verës pritet të largohen disa futbollistë si Koulibaly, Allan, Mertens e Lozano ndërsa me shumë gjasë edhe sulmuesi tjetër Arkadiuz Milik do të bëjë gati valixhet.

Pikërisht reparti i avancuar është ai që pritet të ndryshojë më së shumti, pasi De Laurentiis synon që pas largimit të Mertens dhe Milik, të hidhet në sulm për të afruar dyshen e Atalantës Iliçiç-Zapata, të cilët preferohen shumë edhe nga Gattuso.

Të lidhura

None found

Zikaltrit nga Bergamo janë gati të heqin dorë nga të dy sulmuesit vetëm në këmbim të një shifre rreth 60 milionë euro, para këto që te Napoli synojnë t’i arrijnë me shitjen e disa lojtarëve, ndërsa Iliçiç e Zapata do të kompletonin repartin e avancuar bashkë me kapitenin Insigne.

Dy sulmuesit e Atalantës prej 2-3 sezonesh luajnë në nivele mjaft të larta dhe kanë udhëhequr bergamaskët drejt suksesit në Itali dhe Europë, ndërsa për më tepër, janë njohës mjaft të mirë të kampionatit italian, ku luajnë prej vitesh.

Vlen të theksohet se kolumbiani Duvan Zapata ka qenë pjesë e Napolit në periudhën 2013-2015, kur në 37 ndeshje arriti të shënojë edhe 11 gola, por më pas erdhën 3 sezone huazim radhazi, pasi Maurizio Sarri nuk besoi te ai.

të fundit

Pas eksperiencës te rivalët, Rrok Toma rikthehet te Partizani dhe synon të bindë Florin Bratun

Rrok TomaKëtë të shtunë, prej orës 18:00, Partizani do të zbresë në fushë për ndeshjen e parë, në kuadrin e…

8 minutes ago

AKK në pritje të Kushtetueses për rekrutimet komunale, Ibrahimi kundërshton centralizimin e kompetencave

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ende nuk ka marrë përgjigje nga Gjykata Kushtetuese lidhur me kërkesën për vlerësimin e…

9 minutes ago

Pesë goditjet me shpejtësinë më të lartë në Kupën e Botës 2026

Zbulohet pesë golat e shënuar nga shpejtësia më e madhe në Kupën e BotësShpejtësia e goditjes është bërë një nga…

9 minutes ago

Xheneta Fetahu shfaqet provokuese nga pushimet verore

Xheneta Fetahu ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një set të ri fotografik nga pushimet verore, ku shfaqet në super…

19 minutes ago

Edmond Spaho akuzon Flamur Nokën: Berisha më dha shpresë se do ta zgjidhte situatën, me Mulin gati u përplasëm fizikisht

Edmond Spaho ka reaguar në rrjetet sociale me akuza të rënda ndaj sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka. Ai…

28 minutes ago

Partizani nis testet e verës, Bratu debuton sot ndaj Besës së Kavajës

Klubi i Partizanit në seancën stërvitoreDitën e sotme, Partizani do të luajë miqësoren e parë përballë Besës së Kavajës, në…

32 minutes ago