Me Ibrën që nuk ka rinovuar dhe për më tepër nuk ofron garanci për shkak të moshës, Milani po kërkon për të gjetur një tjetër sulmuesi që t’i besojë udhëheqjen e repartit të avancuar për sezonin e ardhshëm.
Emri në krye të listës së drejtuesve kuqezinj, është ai i sulmuesit polak të Napolit, Arkadiuz Milik, i cili ka refuzuar të rinovojë kontratën që i skadon verën e ardhshme, pasi i ka idetë e qarta për t’u larguar nga ‘San Paolo”.
None found
Për kartonin e Milik, De Laurentiis kërkon të paktën 50 milionë euro, por Milani ka gati strategjinë për të marrë polakun, pasi ka propozuar një shkëmbim kokë më kokë me mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, Franck Kessie.
Ky i fundit vlerësohet shumë nga Gattuso, që është gati ta përqafojë sërish te Napoli, ndërsa gjasat janë që edhe De Laurentiis të pranojë propozimin, duke qenë se nuk dëshiron të humbi Milik me parametra zero një vit më vonë.
Vlen të theksohet se sulmuesi polak vlerësohet shumë edhe nga gjermani Ralf Rangnick, që me përjashtim të ndonjë surprize, do të jetë personi që do të drejtojë Milanin sezonin e ardhshëm, me synimin për ta rikthyer në nivele të larta.
Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…
Dy 20-vjeçarë janë arrestuar nga Policia në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar kundrejt pagesës katër emigrantë që kishin hyrë…
Albian Ajeti po përjeton një periudhë të shkëlqyer te FC Lugano, ku ka rigjetur formën dhe instinktin e golashënuesit pas…
Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar padinë prej 10 miliardë dollarësh të presidentit Donald Trump kundër gazetës…
Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…
Rezultati i Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, me 27 mijë e 607 vota dhe dy mandate…