Categories: kosovë

AKK në pritje të Kushtetueses për rekrutimet komunale, Ibrahimi kundërshton centralizimin e kompetencave

Gjykata Kushtetuese ende nuk i ka kthyer përgjigje Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) për kërkesën që lidhet me kushtetutshmërinë e Rregullores Nr. 07/2025 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil. Komunat vlerësojnë se kjo rregullore prek autonominë e tyre lokale, pasi kompetencat përkatëse i përqendron në nivel qendror.

Të lidhura

None found

AKK-ja i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese më 28 maj 2026, duke kërkuar shqyrtimin e Rregullores Nr. 07/2025 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil.

Parashtresa është dorëzuar zyrtarisht nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i autorizuar si përfaqësues i AKK-së.

Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës, rregullorja e aprovuar nga Qeveria ndërhyn drejtpërdrejt në kompetencat kushtetuese të komunave dhe cenon vetëqeverisjen lokale, për shkak se procedurat për rekrutimin e stafit komunal i centralizon.

Ky akt normativ vendos rregulla të reja për procesin e pranimit në punë, ngritjen e komisioneve, vlerësimin e kandidatëve dhe emërimin e tyre në shërbimin civil.

Drejtori Ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, tha në një intervistë për Eo se vendimi për dërgimin e çështjes në Kushtetuese është marrë nga Këshilli i kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës. Ai deklaroi se Latifi e ka paraqitur kërkesën në emër të kryetarëve të komunave, por deri tani nuk është dhënë asnjë informacion mbi trajtimin e saj.

Ibrahimi tha se kryetarët e komunave konsiderojnë se përqendrimi i pushtetit në nivel qendror nuk përputhet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me ligjet në fuqi që rregullojnë procedurat e rekrutimit. Sipas tij, bëhet fjalë për një prirje të qartë për centralizimin e kompetencave dhe komunat presin që Gjykata Kushtetuese të vendosë së shpejti në favor të tyre, pasi rekrutimet janë zhvilluar vazhdimisht në nivel lokal.

Sipas tij, kryetarët e komunave e konsiderojnë të padrejtë që niveli qendror, përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme dhe njësia e burimeve njerëzore brenda saj, të përcaktojë se kush mund të punësohet si zyrtar civil në një komunë apo në një komunë tjetër.

Ai tha se komunat presin një vendim të shpejtë nga Kushtetuesja, në mënyrë që të vijojnë aktivitetet e planifikuara në të kaluarën e afërt dhe procedurat që i kanë zhvilluar edhe më herët.

Ibrahimi paralajmëroi gjithashtu se centralizimi i procedurave të pranimit mund të ulë interesimin e kandidatëve për vendet e punës në komuna, veçanërisht të profesionistëve.

Sipas tij, zhvillimi i procedurave në Prishtinë mund t’i dekurajojë qytetarët në komuna të caktuara që të aplikojnë për punë, ndërsa nuk ka logjikë që niveli qendror të vendosë se kush duhet të jetë shërbyes civil në një komunë ose në një tjetër. Ai theksoi se kjo mund të sjellë mungesë interesi nga personat adekuatë, sidomos profesionistët, për t’iu bashkuar administratës civile komunale.

të fundit

PHOTO NEWS/ “Long live free youth,” students unfurl a large banner at the Polytechnic University

Në kuadër të protestës së pedagogëve në mbështetje të studentëve dhe të rinjve që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama,…

21 seconds ago

Buxheti 2026 ndan deputetët, rrëzohet amendamenti për 1 milion euro për protezat e invalidëve të luftës

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk e ka mbështetur amendamentin për ndarjen e 1 milion eurove për pajisje, proteza…

3 minutes ago

Egnatia përballet nesër me Aarhusin në ndeshjen e dytë të Conference League

Egnatia Ditën e nesërme, Egnatia do të zbresë në fushë për të zhvilluar ndeshjen e dytë në Conference League [...]Read…

6 minutes ago

Postimi i Bayern Munich ngre dyshime: A është Harry Kane fituesi i Topit të Artë?

Bayern Munich ka publikuar një fotografi të Harry Kane që ka ngjallur spekulime se sulmuesi anglez di më shumë rreth…

7 minutes ago

Rama për studentët: Djem e vajza që ulërasin si në mesjetë, mblidhen nga periferitë dhe sponsorizohen nga krimi

Në një takim me përfaqësues të bankave, kreu i qeverisë Edi Rama, i ka cilësuar protestat e dhunshme si një…

16 minutes ago

Joshua Kimmich humbet të atin, Bayern Munichu pa të ndaj Arsenalit

Bayern Munich do të jetë pa Joshua Kimmich në ndeshjen e së mërkurës mbrëma kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve,…

19 minutes ago