Java e 31-të e Serisë A u hap me një ndeshje të çmendur mes Milanit dhe Juventus të martën në mbrëmje (fitore 4-2 për milanezët).
Një rezultat që vinte nën presion Napolin në garën për Europën, pasi kuqezinj kapërcyen në renditje napoletanët.
None found
Mirëpo, djemtë e Gennaro Gattuso iu përgjigjën presionit duke fituar kundër Genoas me rezultatin 2-1. Dries Mertens shënoi fillimisht për “të kaltrit” në fund të pjesës së parë (46). Barazimi nuk vonoi, pasi me të nisur pjesa e dytë (49), xhenovezët realizuan, falë mbrojtësit Goldaniga.
Mirëpo meksikani Irving Lozano i dha fitoren Napolit dhe përkohësisht e vendos skuadrën e tij në vendin e 5-të (në pritje të Romës). Nga tjetër, Genoa mbetet në fundin e tabelës, e 17-ta.
Në ndeshjen tjetër, Fiorentina – Cagliari, nuk pati asnjë fitues dhe madje as asnjë gol. Një rezultat që nuk ka asnjë ndikim në klasifikim: Violët mbeten në vendin e 13-të ndërsa Cagliari mban vendin e 11-të.
Kjo është një pyetje që shumë shoferë e kanë menduar, ndërsa kufiri “magjik” është shpejtësia prej 72 km/h.Nën këtë shpejtësi,…
Numri i vdekjeve në vitin 2025 është 20.287 persona, që është një rritje prej 0.4% krahasuar me vitin 2024. Numri…
Victor Munoz është bërë afrimi i parë i Liverpoolit në epokën e Andoni Iraolës, pasi klubi aktivizoi klauzolën e lirimit…
Një vatër zjarri ka rënë pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Kukës-Gostil, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme…
Kombëtarja e Brazilit do të jetë sërish pa yllin e saj kryesor, Neymar, në ndeshjen e dytë të Kupës së…
Liria për të rizbuluar gjeografinë Destinacionet më mbresëlënëse të Shqipërisë zbulohen plotësisht vetëm kur udhëtarët marrin timonin në duart e…