Lojtarët e Bayern Muenchenit duhet të punojnë edhe më shumë për të motivuar njëri-tjetrin për të mbajtur mentalitetin fitues derisa luajnë në stadiumet e zbrazëta.
Kështu vlerëson trajneri Hansi Flick. Bundesiga është bërë liga e parë e madhe sportive që ka rifilluar pas pushimit prej më shumë se dy muajve për shkak të pandemisë COVID-19. Ndeshjet që nisën të shtunën, janë luajtur pa shikues. Shikues në stadiume nuk do të ketë të paktën deri në fund të edicionit aktual.
None found
“Vendimtar është mentaliteti. Qartë se është avantazh nëse ke kualitet më të madh në fushë, por kjo është situatë që nuk është shumë e lehtë”, ka thënë Flick që ka folur në një video-konferencë për shtyp.
“Është vendimtare që atë mentalitet ta bartësh në fushë. Është me rëndësi që ekipi të shtyjë veten para, për të mbuluar nivelin e motivit që humbet për shkak të tribunave të zbrazëta”, ka shtuar Flick.
Bayerni që e pret Eintracht Frankfurtin të shtunën, po synon të vazhdojë dominimin duke fituar titullin e tetë rresht në Bundesligë. Bayerni është katër pikë para Borussia Dortmundit.
Në ndeshjen e kaluar Bayerni fitoi 2:0 ndaj Union Berlinit.
“Të gjithë nga ne kemi luajtur së paku njëherë në stadium të zbrazët. E dimë çka të presim. Para ndeshjes së javës së kaluar ne kemi ushtruar në ‘Allianz Arena’ kështu që e dimë çka të presim sa i takon atmosferës”.
Në bazë të protokollit të Bundesligës vetëm rreth 200 persona lejohen në stadiume. Rreth 100 persona, kryesisht punëtor të sigurisë, qëndrojnë jashtë, për të mbajtur larg tifozët që duan të festojnë me ekipin.
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar nga protesta që ka hyrë në ditën e 161-të, duke theksuar se…
LIVE- Protesta zhvendoset para Kryeministrisë, hidhet molotov [...]Read More...
Jeremie Frimpong mund të largohet nga Liverpooli vetëm 18 muaj pas transferimit të tij në Anfield, pasi raportohet se klubi…
Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve [...]Read More...
Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë [...]Read More...
Mbrojtësi boshnjak, Aleksandar Jovicic, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në sfidën Laçi – Partizani, të fituar 1 -…