Categories: sport

Botërori 2026 po befason me tribuna plot, stadiumet afro kapacitetit maksimal

Surpriza më e madhe e Kupës së Botës 2026 nuk lidhet me atë që ka ndodhur në fushë, por me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të tifozëve. Edhe pse zgjerimi i turneut në 48 kombëtare ishte pritur me skepticizëm, ndeshjet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada po zhvillohen para stadiumeve pothuajse të mbushura plot.

Të dhënat e FIFA-s tregojnë se, përpara sfidave të së dielës, numri total i tifozëve të pranishëm në stadiumet e Botërorit kishte arritur në 2,307,947. Mesatarisht, çdo ndeshje është ndjekur nga 64,110 spektatorë, ndërsa niveli i mbushjes së stadiumeve ka shkuar në 99.54 për qind.

Të lidhura

None found

Këtë e ka vlerësuar si një arritje të madhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili e konsideroi formatin e ri të Kupës së Botës si një sukses të rëndësishëm.

“Stadiume të mbushura, qytete të mbushura dhe miliona tifozë që festojnë pasionin për futbollin. Kupa e Botës me 48 skuadra tashmë është një sukses i madh”, deklaroi Infantino.

Botërori po sjell edhe shifra rekord në tribuna. Brenda vetëm një dite, katër ndeshje të fazës së grupeve grumbulluan 281,223 tifozë, duke lënë pas rekordin e Botërorit 1994 në SHBA, kur në katër përballje ishin regjistruar 277,070 spektatorë.

Synimi i radhës është kapërcimi i kufirit prej 3.5 milionë tifozësh në stadiume, një rekord që po ashtu i përket Kupës së Botës 1994.

Në krahasim me këtë edicion, Botërori i Katarit 2022 përfundoi me rreth 3.4 milionë spektatorë dhe me një mesatare mbushjeje prej 96.3 për qind.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e organizatorëve është fakti se interesimi ka qenë i lartë edhe për ndeshje mes përfaqësueseve që zakonisht nuk konsiderohen favorite.

Ndeshja mes Zelandës së Re dhe Egjiptit në Vancouver u ndoq nga 52,497 tifozë, Belgjikë-Iran mblodhi 70,317 spektatorë në Inglewood, ndërsa Tunizi-Japoni në Monterrey tërhoqi mbi 51 mijë shikues.

Në këtë frekuentim të madh po ndikon edhe karakteri multikulturor i Amerikës së Veriut, ku shumë komunitete nga vende të ndryshme të botës mbështesin kombëtaret e tyre nga tribunat.

Atmosferë të veçantë pati edhe sfida Portugali – RD Kongo në Houston, ku mijëra tifozë të veshur me fanellën me numrin 7 të Cristiano Ronaldos krijuan një skenë spektakolare, ndonëse shumë prej tyre nuk ishin portugezë.

Pjesëmarrja e madhe e tifozëve ka ardhur pavarësisht çmimeve të larta të biletave. Për shumicën e takimeve të fazës së grupeve, biletat standarde u shitën me shpejtësi, ndërsa në treg mbetën kryesisht paketat VIP, me çmime që nisnin nga rreth 500 dollarë.

Gjithsesi, kjo kërkesë e jashtëzakonshme ka dëshmuar se pasioni për futbollin mbetet një forcë globale, duke e kthyer Kupën e Botës 2026 në një sukses të madh jo vetëm në fushë, por edhe në shkallët e stadiumeve.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

49 minutes ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

1 hour ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

2 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

2 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

2 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

2 hours ago