Marca plas “bombën”: Barça nxjerr gjithë skuadrën në shitje, nuk preken vetëm 5 lojtarë

Barcelona pritet të përfshihet nga një revolucion i vërtetë.

Super skuadra e katalanasve rrezikon të copëtohet në mënyrë drastike kjo si pasojë e krizës ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi, shkruan e përditshmja spanjolle Marca.

Të lidhura

None found

Domosdoshmëria për të mbushur arkat shtyn blaugranat që të shesin shumë lojtarë të çmuar. Gjithmonë sipas burimeve spanjolle, pothuajse gjithë skuadra është nxjerrë në merkato ku vetëm 5 lojtarë duket se kanë vendin të sigurt: Lionel Messi, Antoine Griezmann, Gerard Pique, Frenkie de Jong, Marc-Andre ter Stegen dhe Ansu Fati.

Këto pesë yje do të jenë baza për të ndërtuar Barcelona-n e së ardhmes.


Shtuar 23.05.2020 20:30