Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, në një intervistë për sajtin amerikan “Bleacher Report”, ka treguar momentin e vështirë që po kalon në Milano, një nga zonat më të prekura nga koronavirusi në Itali dhe në botë.
‘Nuk është se kam frikë, por është njësoj si të jetosh në një flluskë. Përpiqesh të kuptosh se çfarë po ndodh, por në të njëjtën kohë e di që jeton në vendin më të prekur nga koronavirusi. Në qytet dëgjon gjithandej vetëm sirena ambulance. Duket situatë e jashtëzakonshme”, deklaroi sulmuesi belg.
None found
Kohët e fundit në Itali ka pasur debate të shumta në lidhje me datën e rifillimit të stërvitjes, teksa klubet e zonës qendrore dhe jugore kanë kërkuar të nisin menjëherë përgatitjet, por kanë hasur në kundërshtinë e klubeve të tjera dhe Ligës së Serisë A.
“Normalisht që askush nuk është i kënaqur me ndaljen e futbollit, por duhet të mendojmë për shëndetin e njerëzve. Mendoj se nuk mund të fillojmë përgatitjet, pa pasur më parë siguri, sepse nuk mund të rrezikohet jeta as e ndonjë futbollisti dhe as e ndonjë qytetari tjetër. Nuk ka arsye pse të luajmë, nëse nuk ka siguri”, deklaroi Lukaku.
Ndonëse shoqëritë e tregtimit me shumicë e pakicë të hidrokarbureve mbizotërojnë në listën e më të mëdhave sipas të ardhurave,…
KEDS ka njoftuar se cilat vende mbesin pa rrymë përkohësisht sot për shkak të punimeve në rrjet. 21.11.2026 Punime në…
Furnizimi me energji elektrike në Kosovë aktualisht është stabil, ndërsa pjesa dërrmuese e kërkesës për konsumatorët me tarifa të rregulluara…
Kroacia nuk kërkon territorin e askujt, por nuk heq dorë nga territori i saj, deklaroi të premten kryeministri Andrej Plenkoviq,…
Paralajmërimi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë për sigurinë gjatë sezonit të festave nuk identifikon ndonjë…
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ka komentuar mënyrën se si funksionon rrethi i njerëzve…