Categories: Uncategorized

Lukaku: 23 nga 25 lojtarë të Interit ishin të sëmurë, por nuk na u bë testi për coronavirus

Romelu Lukaku bëri një deklarim befasues, duke pretenduar se 23 nga 25 lojtarët e Interit ishin të sëmurë me kollë dhe ethe në janar, por ata nuk u testuan për COVID-19.

Deri më tani, Nerazzurët nuk ka pasur raste të konfirmuara me coronavirus, pavarësisht se janë në Lombardi, epiqendra e pandemisë në Itali.

Të lidhura

None found

Tani, Lukaku sugjeron se kishte disa situata shumë të dyshimta që po ndodhnin prapa skenave gjatë bisedës në Instagram me Kat Kerkhofs, e cila është një prezantues belge dhe gruaja e sulmuesit të Napolit, Dries Mertens.

“Kishim një javë pushim në dhjetor, u kthyem në punë dhe betohem se 23 nga 25 lojtarët ishin të sëmurë. Nuk po tallem. Ne luajtëm kundër Cagliarit të Radja Nainggolan dhe pas rreth 25 minutash, njëri prej mbrojtësve tanë u desh të linte fushën. Ai nuk mund të vazhdonte dhe gati u zbeh ”, ka thënë sulmuesi.

Lojtari që ai po i referohet është Milan Skriniar, i cili u largua nga fusha për 17 minuta në atë ndeshje më 26 janar sepse kishte marramendje dhe nuk ishte shëruar plotësisht nga gripi.

Rasti i parë zyrtar i coronavirusit në Itali nuk ishte deri më 21 shkurt, kështu që ata nuk u testuan.

“Të gjithë kolliteshin dhe kishin ethe. Kur bëja stërvitjet për t’i ngrohur muskujt, ndihesha shumë më nxehtë se zakonisht. Nuk kisha vuajtur nga ethet me vite”.

“Pas ndeshjes ishte një darkë e planifikuar me mysafirë nga Puma, por unë i falënderova ata dhe shkova direkt në shtrat. Asnjëherë nuk i kemi bërë testet COVID-19, kështu që kurrë nuk do ta dimë me siguri”, ka shtuar më tej Lukaku.

Por, ata mund ta kuptojnë shumë shpejtë, pasi në Serie A është duke u planifikuar që ata të bëjnë analizat e gjakut dhe aty do të kuptohet se a kanë qenë të infektuar.

të fundit

Autogoli absurd i Mourës, mbrojtësi i Portos shpërtheu në lot dhe kërkoi menjëherë zëvendësim

Francisco Moura shënoi një autogol të çuditshëm në një ndeshje të Kupës së Portugalisë kundër Paredes të nivelit të tretë,…

8 minutes ago

Nafta çmimet në rënie në dogana, por jo në tregun e pakicës! Kompanitë regjistrojnë xhiro rekord, normat e fitimit në rritje të lehtë

Ndonëse shoqëritë e tregtimit me shumicë e pakicë të hidrokarbureve mbizotërojnë në listën e më të mëdhave sipas të ardhurave,…

15 minutes ago

KEDS announces areas that will be without electricity today due to grid works

KEDS ka njoftuar se cilat vende mbesin pa rrymë përkohësisht sot për shkak të punimeve në rrjet. 21.11.2026 Punime në…

21 minutes ago

How secure will the electricity supply in Kosovo be during this winter?

Furnizimi me energji elektrike në Kosovë aktualisht është stabil, ndërsa pjesa dërrmuese e kërkesës për konsumatorët me tarifa të rregulluara…

21 minutes ago

Plenković reminds Montenegro of border agreements with Kosovo: Croatia will not give up its territory

Kroacia nuk kërkon territorin e askujt, por nuk heq dorë nga territori i saj, deklaroi të premten kryeministri Andrej Plenkoviq,…

21 minutes ago

US advice for year-end holidays – is there reason for Kosovo to worry? Specialists call for greater attention

Paralajmërimi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë për sigurinë gjatë sezonit të festave nuk identifikon ndonjë…

22 minutes ago