Categories: Uncategorized

Kupa e Italisë/ Milani shkatërron Spalin e Berishës dhe kalon në çerekfinale (VIDEO)

Milani ka regjistruar një tjetër rezultat pozitiv pas triumfit ndaj Kaljarit në kampionat. Kuqezinjtë e Piolit, kanë triumfuar ndaj Spalit të Etrit Berishës me rezultatin 3-0 në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë.

Ndryshe nga sfidat e kampionatit, në këtë përballje, trajneri i Milanit, bëri disa ndryshime, teksa qendra e mbrojtjes iu besua danezit Kjaer, i cili u bashkua para disa ditësh me skuadrën, duke zëvendësuar Kaldarën e larguar te Atalanta.

Të lidhura

None found

Për sa i përket sulmit, ai formohet nga dyshja Rebiç-Pionte. Ka qenë ky i fundit, ai i cili në minutën e 20-të, ka hapur serinë e golave, duke mposhtur portierin Etrit Berisha dhe duke kaluar në avantazh Milanin.

Kuqezinjtë e mbyllën pjesën e dytë në epërsinë e 2 golave, teksa në minutën e 44-t, futbollisti Kasijeho shtangu Berishën, duke e dërguar topin në trekëndësh, falë gjuajtjes së kalibruar.

Në pjesën minutën e 66-të ishte mbrojtësi Teo Hernandez, që falë një depërtimi spektakolar, mposhti për herë të tretë Berishën, duke vulos triumfin. Vlen për t’u theksuar, se pavarësisht, 3 golave të pësuar, gardiani shqiptar, ishte një nga më të mirët për Spalin, duke neutralizuar shumë raste të tjera të rrezikshme.

të fundit

Karoglan para sfidës me Teutën: Besoj te Partizani, frika nuk ka vend në futboll

Mislav Karoglan Partizani do të udhëtojë nesër drejt Durrësitë për t’u përballur me Teutën në stadiumin “Niko Dovana”, takim i…

1 minute ago

Lisandro Martinez, lojtari me paraqitjen më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Lisandro Martinez po kalon një periudhë shumë të vështirë, pasi disa gabime të tij kanë ndikuar…

2 minutes ago

Hasani: Shqiptarët duhet të shfrytëzojnë ndryshimet në Serbi dhe të kërkojnë hetim për pasivizimin e adresave

Rezultati i Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, me 27 mijë e 607 vota dhe dy mandate…

11 minutes ago

Publikohen formacionet e Malisheva – Feronikeli 74, këto janë zgjedhjet e Rexhës dhe Berishës

Xhiroja e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll përmbyllet këtë të diel me dy ndeshje, ndërsa njëra prej tyre…

13 minutes ago

Po bëni gabim të madh që po merreni me mua”, Nichi i drejtohet Fuegos

Banori i Big Brother Vip Kosova, Nichi ka shpërthyer ndaj Fuegos, me t’u zgjuar mëngjesin e së dielës. I shtrirë…

24 minutes ago

Alba Pollozhani akuzon Arlinda Morinën dhe Edonit Elshanin për përdorim të paautorizuar të imazhit, paralajmëron padi

Një bisedë e Arlinda Morinës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5” ka nxitur reagimin e Alba Pollozhanit, e…

24 minutes ago