sport

Milani triumfon ndaj Geonas dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Italisë (VIDEO)

Milani ka arritur të fitojë pas shtesave ndaj Genoas për t’u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë.

“Kuqezinjtë” ishin në disavantazh pas 45 minutëshit të parë kur mbrojtësi Leo Ostigard realizoi për mysafirët në minutën e 17-të.

Të lidhura

None found

Në pjesën e dytë vendasit i barazuan shifrat nëpërmjet Olivier Giroud i cili realizoi një gol të bukur pas një asistimi nga Theo Hernandez në minutën e 74-të.

Goli i Giroud – VIDEO

Pas kësaj rrjetat mbetën të paprekura për pjesën e mbetur të 90 minutëshit, duke lënë gjithçka për kohën e vazhdimeve.

Në vazhdime, Rafael Leao i dha avantazhin skuadrës tre minuta pa përfunduar pjesa e parë në minutën e 103-të, një gol nga i cili po tentonte të harkonte, duke e befasuar portierin Semper.

Goli i Leaos – VIDEO

Për të mos i lënë asgjë në dorë fatit, Alexis Saelemaekers e thelloi epërsinë në minutën e 112-të nga një tjetër asistim i Theos, duke e vulosur fitoren e “Kuqezinjve” për 3-1.

Goli i Saelemaekers – VIDEO

Me këtë fitore Milani kualifikohet për në çerekfinale të Kupës së Italisë, aty ku do të takohet me fituesin e duelit Lazio-Udinese.

të fundit

Sioni merr fitoren falë golave të Rrudhanit dhe Nivokazit

Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi kanë shkëlqyer në fitoren e Sionit ndaj Servettes, duke shënuar nga një gol në triumfin…

6 minutes ago

Real Madridi përmbys Celta Vigon në pjesën e dytë dhe fiton 2-1

Real Madridi ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Celta Vigos, duke triumfuar me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për…

18 minutes ago

Four AKU inspectors dismissed after violations in import of 27 tons of pork from Brazil

Katër inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) janë shkarkuar nga detyra pas shkeljeve të konstatuara në procedurën e kontrollit…

23 minutes ago

Albania is losing consumers, but adding businesses! 59 enterprises per 1,000 residents

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i…

23 minutes ago

Iranian attack in Bahrain: fire at an industrial building, only material damage reported

Një sulm iranian ka goditur një godinë industriale civile në Bahrein, duke shkaktuar zjarr në objekt. [...] Read More... The…

23 minutes ago

Abdixhiku meets the diaspora in Brussels: The role of compatriots in Kosovo’s history

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar bashkatdhetarët dhe bashkëveprimtarët e partisë në Bruksel, në kuadër të një organizimi të…

24 minutes ago