Shqipëria pësoi një humbje 2-1 ndaj Finlandës në Helsinki, në një ndeshje që kuqezinjtë e nisën në mënyrën më të mirë, por që u përmbys pas daljes me karton të kuq të Etrit Berishës. Kuqezinjtë kaluan në avantazh që në minutën e 4-t. Asllani ekzekutoi një goditje këndi dhe Rey Manaj u tregua i saktë me kokë, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke i dhënë Shqipërisë avantazhin.
Situata u komplikua ndjeshëm në minutën e 22-të. Etrit Berisha kreu një ndërhyrje të gabuar jashtë zone dhe u ndëshkua direkt me karton të kuq, duke e lënë Shqipërinë me dhjetë lojtarë. Vetëm tre minuta më vonë, trajneri u detyrua të bëjë edhe një zëvendësim të detyruar, me Sherrin që hyri në portë në vend të Hoxhës.
None found
Finlanda përfitoi nga epërsia numerike dhe në minutën e 26-të gjeti golin e barazimit. Walta ekzekutoi një goditje dënimi rrafsh me tokën dhe mposhti Sherrin për 1-1. Pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërsa në fraksionin e dytë Shqipëria tentoi të rezistonte dhe të kërkonte mundësinë për të kaluar sërish në avantazh.
Në minutën e 71-të, megjithatë, Walta u shfaq sërish protagonist. Finlandezi ekzekutoi një tjetër goditje dënimi me të djathtën dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke përmbysur rezultatin në 2-1.
Kuqezinjtë tentuan të reagonin në minutat e mbetura. Pilo pati një mundësi të mirë në minutën e 60-të, por goditja e tij e dytë shkoi jashtë, ndërsa në minutën e 80-të Uzuni u pengua në zonë dhe kërkoi penallti. Pas ndërhyrjes së VAR-it, vendimi ishte se nuk kishte 11-metërsh. Me këtë sukses, Finlanda ngjitet për momentin në vendin e parë të grupit C1 me 7 pikë, ndërsa Shqipëria zbret e dyta me 6 pikë.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…