Categories: Uncategorized

Koronavirusi rrezikon edhe Championsin, UEFA do të marrë vendim nesër

UEFA do të mblidhet nesër në Amsterdam (Holandë) për të hedhur jo vetëm shortin e Ligës së Kombeve, por në të njëjtën kohë do të mbahet edhe asambleja vjetore e qeverisë kontinentale të futbollit, në të cilën tema kryesore do të jetë analizimi dhe ndërmarrja e disa planeve dhe një vendimi për të ardhmen e kompeticioneve kontinentale.

Duke parë se tashmë koronavirusi është bërë një kërcënim shumë serioz, sidomos në Itali, ku në 48 orët e fundit janë evidentuar papritur 400 raste të menjëhershme, por edhe në vende si Franca e ishulli britanik kanë nisur të zbulohen shumë raste, e gjithë kjo ka vënë alarmin.

Të lidhura

None found

Tashmë nuk duket vetëm Italia një rrezik, por edhe në shtetin transalpin e në Angli, Uells e Irlandë, vende që nuk ishin përfolur deri dje, ka nisur një ndjenjë e madhe frike, duke bërë që nesër edhe vetë UEFA të vendosë ndoshta për shtyrjen e Ligës së Kampioneve.

Fakti që mesjavën e ardhshme ka nisur të përflitet se sfida mes PSG-së dhe Dortmundit është në rrezik, duke parë edhe masat që do të nisin të ndërmerren në Francë.

Dhe sigurisht që kjo gjë do të bisedohet në asamblenë e UEFA-s dhe nëse miratohet shtyrja, në bashkëpunim edhe me masat e qeverisë franceze, atëherë do të jetë e nevojshme që për të mos çorientuar kalendarin të frenohen për një datë të re edhe të gjitha takimet e tjera të 1/8-ave të finaleve të Champions-it.

Ndërkohë, në rrezik janë vënë gjithashtu sfidat “play off” të Ligës së Kombeve, të cilat do të përcaktojnë 4 skuadrat që do të shkojnë në Europian nga kjo “trampolinë”, por akoma më shumë se kaq do të hipotetizohet edhe një shtyrje e mundshme e datave të Europianit, nëse situata e koronavirusit nuk përmirësohet.

Paniku i këtij virusi ka nisur të trondisë frikshëm jetën në kontinentin e vjetër.

të fundit

Skanderbeg Square surrounded by police, entrances and exits blocked and Molotov cocktails thrown

Tensione të forta janë regjistruar në qendër të Tiranës, ku janë hedhur molotovë në drejtim të forcave të Policisë së…

1 second ago

Sulmi ukrainas me dronë në Belgorod: 3 të vrarë dhe 13 të plagosur

Tre persona humbën jetën dhe 13 të tjerë u plagosën në një sulm me dron ukrainas në qytetin kufitar rus…

5 seconds ago

Kamberi: Pasivizimi i adresave pengoi mandatin e tretë, synimi mbetet ulësja e dytë

Bartësi i listës së Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, Shaip Kamberi, ka deklaruar se shqiptarët kanë gjasa reale…

11 minutes ago

Forma në rritje te Liverpooli, Wirtz reagon ndaj kritikave

Mesfushori gjerman i Liverpoolit, Florian Wirtz, ka reaguar ndaj kritikave dhe diskutimeve të shumta rreth paraqitjeve të tij, pas një…

11 minutes ago

Përleshje me thikë në Korçë, pla*oset në kofshë 19-vjeçari, kapet 23-vjeçari që kishte shkelur arrestin shtëpiak

Një konflikt mes disa të rinjve në qytetin e Korçës ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 19-vjeçari. Ngjarja…

19 minutes ago

Kamberi: Pasivizimi i adresave na kushtoi mundësinë për mandatin e tretë

Bartësi i listës së Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, Shaip Kamberi, ka deklaruar se shqiptarët janë në garë…

21 minutes ago