Florian Wirtz ka dhënë një tjetër paraqitje pozitive me Liverpoolin, këtë herë në fitoren 2-0 ndaj Brightonit, duke iu përgjigjur edhe kritikave të shumta për lojën e tij.
Pas një fillimi sezoni të shoqëruar me vërejtje për paraqitjet e tij, mesfushori gjerman duket se po rikthehet në nivelin e pritur dhe po luan një rol të rëndësishëm në rezultatet e fundit të skuadrës.
None found
Shifrat e tij në katër ndeshjet e fundit flasin qartë për këtë përmirësim: Wirtz ka dhënë tri asistime dhe ka shënuar një gol, duke rritur ndikimin në repartin ofensiv të ekipit anglez.
Edhe pse paraqitjet e tij kanë marrë vëmendje të madhe nga mediat dhe janë shoqëruar me diskutime të vazhdueshme, futbollisti tha se opinionet e të tjerëve nuk e shqetësojnë dhe se ai mbetet i përqendruar vetëm te futbolli.
“Ndoshta jam thjesht një djalë interesant. Unë vetëm luaj futbollin tim. Nëse njerëzit duan të flasin për mua apo të më gjykojnë, kjo është puna e tyre. Unë nuk përqendrohem te këto gjëra”, deklaroi Wirtz.
“Unë thjesht dua të luaj futboll dhe nuk mund të bëj më shumë se kaq”, shtoi reprezentuesi gjerman.
Me formën e tij të fundit, Wirtz po përpiqet të mbyllë pas krahëve periudhën e vështirë të nisjes së sezonit dhe të tregojë cilësitë që zotëron te Liverpooli. Përmirësimi i tij përbën një sinjal inkurajues për skuadrën në pjesën e mbetur të sezonit.
Serbët që jetojnë në Greqinë e Veriut kanë zgjedhur një mënyrë të pazakontë proteste për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në…
Kolonat e gjata para pikave të pagesës rrugore, ndalimi i automjeteve dhe humbja e kohës gjatë udhëtimit mund të bëhen…
Me rastin e hapjes së sezonit të gjuetisë, ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka rikujtuar se gjuetia në Parqet Kombëtare…
Mjeku Ermal Pasha ka bërë një denoncim të fortë lidhur me momentet pas plagosjes së rëndë të 28-vjeçarit Erjon Vishkulli,…
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka marrë vlerësime pozitive nga mediat spanjolle për vendimet e tij në përzgjedhjen e…
Bartësi i listës së Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, Shaip Kamberi, ka deklaruar se shqiptarët kanë gjasa reale…