Pas triumfit në Bjellorusi Shqipëria nuk ka mundur të ruajë dot ritmin dhe hedh hapin fals në “Air Albania”. Ndonëse shihej si një kuindërshtar i lehtë për t’u mundur, Lituania rezultoi ndryshe në fushën e lojës.
Miqtë befasuan kuqezinjtë, teksa fituan me shifrat minimale 0-1, duke e bërë situatën nëgrup disi të komplikuar, pasi të gjitha skuadrat numërojnë nga 3 pikë të grumbulluara. Pas përfundimit të takimit, trajneri Reja ka folur për mikrofonin e “RTSH”.
None found
“Ndeshjen e kishim përgatitur mirë. Nuk kishim eufori. E dinim që ishte një skuadër, që edhe ndeshjen e parë humbi për shkak të gabimeve. Ata ishim dy hapa para nesh në aspektin fizik. Nuk patëm edhe fat. I bëj komplimentet e mia Lituanisë, sepse bëri një ndeshje shumë të mirë. Nuk është se nuk bëra ndryshime. Futa Uzunin dhe Roshin që mund të sillnin më tepër energji dhe kualitet. Roshi u dëmtua dhe futa më pas edhe Brojën.
Ai është lojtar shumë i mirë dhe shumë i shpejtë. Kur ka hapësira të bën dëme në sulm. Por është ende i ri dhe ka nevojë për eksperiencë ndërkombëtare. Por sigurisht që është në planet e së ardhmes. Shpresoj të kem lojtarë në formë sa më të mirë fizike. E kemi parë që nuk ka skuadra që luajnë keq. Nuk ka favoritë në këtë grup. Jemi të gjithë aty me nga 3 pikë. Më vjen keq që shkoi kështu. Humbëm me një gabim. Hysaj është një lojtar i rëndësishëm por do të gjejmë një zgjidhje”, ka thënë Edi Reja.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar publikoi të dhënat e reja për gjendjen në pikat kufitare të vendit. Në njoftim thuhet…
Mediat shtetërore iraniane kanë publikuar një video të papublikuar më parë të liderit suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, ndërsa mungesa…
Një pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) është ndaluar të enjten në mbrëmje në pikëkalimin kufitar…
Xabi Alonso mbeti i kënaqur me paraqitjen e Chelseat, pasi “Blutë” siguruan një fitore bindëse 3-0 ndaj Milanit në një…
Gjendja me ujin në qytetin e Gostivarit gradualisht po stabilizohet, dhe numri i baktereve është ulur ndjeshëm, por megjithatë uji…
Kategoria e ParëKlubi i Sopotit ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me portierin nga Bregu i Fildishtë, Bamba Drissa, e ku…