Categories: Uncategorized

Pas Bjellorusisë, Shqipëria kërkon 3 pikë edhe kundër Lituanisë, Flasin Balaj dhe Roshi (VIDEO)

Dy futbollistët e Shqipërisë, Bekim Balaj dhe Odise Roshi, janë shprehur të lumtur për pikët e fituara ndaj Bjellorusisë, teksa tani mendja është te kundërshtari i radhës.

Të premtën, Kombëtarja e Shqipërisë regjistroi fitore 2-0 në transfertë ndaj Bjellorusisë e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Të lidhura

None found

Bekim Balaj në fjalën e tij theksoi: – “Ajo që na ngroh të gjithëve është 3 pikëshi që morëm, fitorja jashtë fushe na jep moralin e duhur për fillimin e këtyre eliminatoreve për Nations League. Mendoj që jemi në rrugën e duhur me atë fitore që arritëm. Pas dy ditësh kemi ndeshjen tjetër dhe ndoshta nuk kemi dhe shumë kohë të gëzohemi. Të mendojmë për 3 pikëshin e radhës.” Titullar në ndeshje?- “Sigurisht që dëshira e të gjithëve është ta nisim ndeshjen titullar por që kjo nuk varet nga ne, janë zgjedhjet e trajnerit. Në fund të fundit arritëm fitoren dhe kjo na lë të kënaqur të gjithëve. Pak rëndësi ka sa minuta na jepet mundësia, të paktën në aspektin personal them gjithmonë, jam i gatshëm për të dhënë më të mirën për ekipin kombëtar.”

Një gol në “Air Albania kundër Lituanisë- “Dëshira është e madhe të shënosh për ekipin kombëtar, pak rënëdësi ka ku shënon, por siç thatë dhe ju, në stadiumin tonë të bukur tashmë, nuk kemi arritur akoma të gëzohemi me një gol. Për fat të keq në këto ndeshje mungojnë dhe tifozët dhe gëzimi i golit nuk është i njëjti sikur të jenë dhe tifozët por që këtë ndeshje, e rëndësishme është ta fitojmë. Dëshira është e madhe ta fitojmë por në fund pak rëndësi ka kush shënon.”

Edhe Odise Roshi u shpreh i kënaqur me fitoren e kombëtares mbrëmjën e djeshme: “Është një kënaqësi të nisësh me një 3 pikësh në Bjellorusi, nuk ishte e lehtë, ishte ndeshje e vështirë, por ekipi ka bërë një ndeshje shumë të mirë dje. Tani pas dy ditësh kemi një ndeshje tjetër me Lituaninë, nuk duhet ta nënvlerësojmë kundërshtarin. Të marrim dhe një 3 pikësh tjetër dhe pastaj të shikojmë për ndeshjet e radhës.”

Vendi i titullarit? – “Besoj se çdo lojtar do të luajë nga fillimi, është normale, por gjithmonë e kemi thënë në çdo lloj interviste, sa herë na jepet mundësia, të gjithë lojtarët, edhe unë jap 100% në fushë, bëjmë detyrën, pastaj është trajneri që e vendos se kush luan dhe kush nuk luan. Por kënaqësia është gjithmonë që të luash nga filimi. Unë bëj më të mirën, kam dëshirë të luaj nga fillimi si çdo lojtar por kur na jepet mundesia japim maksimumin për kombin tonë, luajmë në radhë të parë për veten, familjen pastaj për të gjithë shqiptarët.”

Gatishmëria e grupit për ndeshjen kundër Lituanisë? “Ekipi është shumë mirë përderisa fitoi 0-2. Bjellorusia i ka pasur të gjithë lojtarët dhe nuk ka bërë pauzë. Ne bëmë një fitore shumë të mirë dje, 0-2. Besoj dhe në fizik jemi shumë mirë, tani të shohim ndeshjen e radhës. T’ia lëmë më mirë fushës. I rëndësishëm është 3 pikëshi, po fitove çdo gjë është në rregull.

Shqipëria më 7 shtator në ‘Air Albania Stadium’ pret Lituaninë në ndeshjen që zhvillohet në orën 20:45.

të fundit

Lubonja: The November 28 protest failed to create a joint representation; division and infiltrators are weaknesses

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar organizimin e protestës së 28 Nëntorit, duke evidentuar mungesën e një përfaqësie të përbashkët mes…

2 minutes ago

Police attack MP Erald Kapri with toxic gas during protest

Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri është sulmuar me lëndë helmuese nga policia në protestë ditën e sotme. Siç mund…

2 minutes ago

Migrant crisis worsens in Crete, with more than 1,100 arrivals within 24 hours and two fatalities

Një valë e madhe mbërritjesh emigrantësh është regjistruar gjatë së shtunës në ishullin e Kretës dhe në Gavdos të Greqisë,…

2 minutes ago

On the 114th anniversary of Independence, the Ministry of Defense honors Isa Boletini

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka nderuar sot figurën e Isa Boletinit në 114-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë,…

2 minutes ago

Mercedes pezullon investimet e reja në Gjermani dhe shqyrton mundësinë e mbylljes së fabrikave

Vështirë se ndonjë markë tjetër makinash në botë mishëron “Made in Germany” aq sa Mercedes-Benz. Megjithatë, tani edhe prodhuesi i…

5 minutes ago

Policia e Dubait shton në flotën luksoze edhe BMW M 1000 RR

Policia e Dubait ka pasuruar flotën e saj luksoze me një motoçikletë sportive BMW M 1000 RR, një nga modelet…

6 minutes ago