Categories: Uncategorized

Kampionat në qershor dhe ndeshje teke në Kupë, FSHF zbulon planin

Koronavirusi ka pezulluar gjithçka momentalisht, teksa futbolli ende nuk dihet se kur do të rinisë duke parë se situata nuk është aspak e mirë.lysien-nurishmi-

Edhe në Shqipëri futbolli është pezulluar, teksa një problem tjetër janë edhe financat në klubet shqiptare, pasi edhe qeveria ka vendosur të mos japë një ndihmë për këto. Së fundmi për “Supersport”, ka folur shefi i garave në FSHF, Lusien Nurishmi, i cili është shprehur se UEFA ka thënë që kampionatet të nisin në fillim të qershorit dhe të përfundojë në fund të korrikut.

Të lidhura

None found

“Të gjithë e dimë që dje kishte një video-konferencë, ku janë dhënë direktivat e fundit. UEFA kërkon që kampionatet të mbyllen deri në fund të korrikut maksimumi deri në 3 gusht. Me mundësinë më të mirë kampionatet të fillojnë në javën e parë të qershorit. Ndërsa varianti më pesimist është të nisë kampionati në fund të qershorit dhe të mbyllet për një muaj. Çdo gjë do të vendoset pasi të shikojmë situatën.

Nëse gjithçka bëhet mirë mund ta nisim kampionatin më herët. Por UEFA duke parë situatën ka thënë që të niset në javën e parë të qershorit. Nëse ne kemi një datë të përafërt, do të njoftojmë klubet rreth 10 ditë më parë për tu përgatitur. Është menduar që Kupa të zhvillohet me ndeshje teke, dhe varianti është që të luhet në fushë neutrale dhe nga 5 ndeshje të kemi vetëm 3 ndeshje.

Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me klubet. Ana financiare iu duhet më shumë njerëzve, tek të gjitha klubet. Gjithçka është me pagesa. FSHF i ka kërkuar ndihmë qeverisë, për të ndihmuar futbollin dhe këto drejtues klubesh. Edhe më parë kemi kërkuar ndihmën e shtetit, por sidomos në këtë moment, edhe futbolli të jetë pjesë e qeverisë për financimin.Shulku-Nurishmi

Janë shumë trajnerë të moshave, që bazën e të ardhurave e kanë nga rrogat që marrin dhe mbajnë familje. FSHF do i vijë në ndihmë klubeve, por edhe qeveria duhet të mendojë për këtë situatë.

Është normale të anulohet sezoni? Deri tani klubet janë dakord që kampionati të fillojë, duke marrë si shembull që do nisë në qershor. Ndeshjet e mbetura të zhvillohen. Jemi në fundin e sezonit dhe nëse na jepet mundësia ta rinisim në fund të majit do ta bëjmë.

Dy zyrtarë të prekur? Nuk të vjen mirë kur dëgjon pasi i kemi miq dhe shokë. Ata kanë qenë në një seminar të UEFA-s dhe mendohet se janë infektuar aty, por fatmirësisht tani janë mirë.

Lojtarët që përfundojnë kontrata në qershor? FIFA po mendon edhe spostimin e merkatos, njëjtë siç do ndodhë edhe me kampionatin. Megjithatë ende nuk ka mbërritur një vendim përfundimtar.”, u shpreh Nurishmi.

të fundit

Pashinjani pret Kurtin në Paris me flamurin e Kosovës; mediat serbe flasin për sinjal njohjeje

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinjan, e ka pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një takim në Paris, ku në…

2 minutes ago

“Dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?”/ Gazetari: Ja çfarë pritet nga Asambleja Kombëtare e PS

Gazetari Muhamed Veliu, ka zbardhur disa nga skenarët që pritet të shqyrtojë kryeministri Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të PS-së,…

5 minutes ago

Jagxhiu paralajmëron 400 shërbime të reja në eKosova 2.0 brenda dy vjetësh

Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike synon të shtojë edhe 400 shërbime të reja elektronike në platformën eKosova brenda dy…

12 minutes ago

Kasami responds after Mickoski called VLEN a “Trojan horse

Pas humbjes së OBRM-PDUKM-së në zgjedhjet e parakohshme lokale për Komunën e Bërvenicës, kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, i quajti…

19 minutes ago

Apartment prices in Skopje exceed €3,000 per square meter as sales fall 14%

Blerja e një banese po bëhet gjithnjë e më e vështirë për qytetarët. Në disa lagje të Shkupit, çmimi për…

19 minutes ago

First court hearing for Xhevat Krasniqi, accused of sexual harassment, to be held tomorrow

Seanca e parë gjyqësore ndaj ish-profesorit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Xhevat Krasniqi, është caktuar të mbahet…

20 minutes ago