Juventusi kërkon të blejë Federico Chiesën dhe talenti italian mezi pret t’u bashkohet bardhezinjve, ndërsa palët janë në luftë me kohën për të konkretizuar gjithçka brenda datës 5 tetor, kur edhe është afati i fundit i merkatos.
Sipas mediave në Itali, drejtuesit e bardhezinjve kanë arritur marrëveshjen me ata të Fiorentinës për ta marrë futbollistin në huazim me të drejtë blerjeje, që do të bëhej detyrim blerjeje nëse plotësohen disa kushte të caktuara.
None found
Vlera e kartonit të futbollistit pritet të kapë shifrën e 50 milionë eurove, ndërsa vetë Chiesa pritet të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me Juventusin, nga e cila do të përfitojë 4.5 milionë euro neto në sezon.
Gjithsesi merkatoja e klubit bardhezi është e bllokuar, pasi më përpara duhet të shiten disa futbollistë që nuk bëjnë pjesë në planet e Andrea Pirlos, mbi të gjitha emra si De Sciglio, Douglas Costa dhe Daniele Rugani.
Kjo pasi në kushtet e vështira të shkaktuara nga pandemia, klubi bardhezi nuk mund të rrezikojë të shpenzojë shumë për pagat dhe të kalojë në aventurë me financat, pasi mund të bjerë pre e hetimit për shkelje të Fair Play-t Financiar.
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…