Seanca e Kuvendit të Kosovës u shoqërua me tensione mes kryeministrit Albin Kurti dhe deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, lidhur me Projektligjin për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar Mjekësor.
Rrahmani shprehu pakënaqësi ndaj qeverisë për insistimin që ky projektligj të kalojë në Kuvend, duke vënë në dyshim disa aspekte të tij, përfshirë të drejtën e fëmijëve për të njohur origjinën biologjike si dhe nenet që ai i lidhi me surrogacinë dhe sterilizimin.
None found
Deputeti i PDK-së theksoi se në legjislaturën e kaluar partia e tij e kishte bllokuar këtë projektligj, por qeveria vijon ta konsiderojë prioritet sjelljen e tij para deputetëve. Ai argumentoi se mungesa e këtij ligji nuk e ka penguar ofrimin e shërbimit në QKUK, pasi që nga viti 2024 ai tashmë ofrohet, ndërsa shtoi se për pesë vitet e vonesës, qeveria mban përgjegjësi që qytetarët të kërkojnë shërbime në klinika private apo jashtë vendit. Ai pyeti gjithashtu pse ka kaq nxitim për të rregulluar njohjen e prindërve biologjikë nga fëmijët.
Në replikën e tij, kryeministri Kurti u shpreh se asnjë qeveri e pasluftës nuk ka bërë aq shumë sa e tija për mbështetjen e nënave, fëmijëve dhe familjeve. Ai përmendi se për herë të parë një qeveri ka ndarë mbështetje financiare për nënat lehona dhe se 100 mijë gra kanë hapur llogari bankare për herë të parë. Ai shtoi se mbështetja është rritur vazhdimisht dhe se gratë që punojnë përfitojnë edhe më shumë. Kurti e cilësoi absurde që ai të quhet kundër familjes dhe sugjeroi se nëse Rrahmani ka një agjendë politike, ajo është legjitime, por tema e zgjedhur është e gabuar, pasi ka shumë fusha të tjera ku qeveria mund të kritikohet.
Pas kësaj, Rrahmani u përgjigj sërish, duke theksuar se kryeministri nuk i dha përgjigje pyetjes së tij rreth përmbajtjes së projektligjit. Ai përsëriti shqetësimet për dispozitat që sipas tij lejojnë surrogatinë dhe sterilizimin në moshë të re. Sipas tij, ligji i ndalon fëmijës të dijë se kush janë nëna dhe babai biologjikë, lejon përdorimin e gruas si surrogate dhe mundëson sterilizimin e vajzave 18-vjeçare me vullnet të lirë, si dhe sterilizimin e burrave 23-vjeçarë.
Kurti i hodhi poshtë këto pretendime si të pavërteta dhe e ftoi deputetin që të shqyrtojë rastet konkrete dhe të bisedojë me personat e prekur nga kjo çështje. Ai shtoi se ndoshta ka ardhur koha që Rrahmani t’i japë fund ankesave në emër të grave të Kosovës, duke shprehur dyshimin nëse ai i përfaqëson ato realisht.
Në debat ndërhyri edhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila e kritikoi ashpër mënyrën se si Rrahmani po i trajtonte gratë dhe vajzat. Ajo e akuzoi atë për manipulim dhe deklaroi se nuk do të tolerojë një qasje të tillë në Kuvend, duke i ndaluar fjalën e mëtejshme. Haxhiu theksoi se trajtimi i grave si pronë apo objekt nuk do të lejohet dhe se manipulimi që po bën deputeti është shqetësues, sidomos përmendja e sterilizimit të vajzave 18-vjeçare, dhe si pasojë ai nuk do ta marrë më fjalën.
Erion Braçe dhe Taulant BallaDitën e sotme, në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, u finalizua miratimi me 6 vota…
Volkswagen ka prezantuar gjeneratën e re të T-Roc R, SUV-in më të fuqishëm që kompania aktualisht ofron në Evropë, me…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vazhdon të jetë optimist për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, por…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se gjatë qeverisjes së tij janë bërë më shumë investime në modernizimin dhe…
Euro vijon të regjistrojë kuotime të dobëta në tregun valutor shqiptar. Sipas tabelës së kursit të këmbimit të publikuar këtë…
Liga e Parë e Kosovës në futboll, do të vazhdojë me xhiron e rregullt, e cila zhvillohet përgjatë tri ditëve.…