Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se mbetet optimist për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, por ka pranuar njëkohësisht se projekti po përcillet me shqetësime për shkak të mungesës së unitetit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po trajtohej situata e krijuar rreth këtij evenimenti të madh sportiv, Kurti ka kritikuar Komunën e Prishtinës për mungesë bashkëpunimi, ndërsa e ka vlerësuar si tejet pozitiv komunikimin me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK).
None found
Sipas kryeministrit, mungesa e harmonisë së brendshme e ka sjellë vendin në pikën ku tani organizimi i Lojërave Mesdhetare është vënë në pikëpyetje.
Kurti ka theksuar se të gjithë duhet të jenë të bashkuar lidhur me këtë çështje dhe se pikërisht mungesa e unitetit të brendshëm ka rrezikuar mbajtjen e Lojërave Mesdhetare 2030. Ai tha se vazhdon të ruajë optimizëm, por në mënyrë të përmbajtur, sepse kush bën punë të mira nuk e ka të lehtë të bashkëpunojë me dikë që vepron në drejtim të kundërt. Sipas tij, komunikimi dhe bashkëpunimi me Komitetin Olimpik të Kosovës kanë qenë shumë të mira, por kjo nuk mund të thuhet edhe për Komunën e Prishtinës, prandaj edhe ndodhet kjo situatë. Ai e quajti fitore të madhe marrjen e përgjegjësisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare, ku përfshihen dhjetë komuna të Kosovës dhe një komunë në Shqipëri, përkatësisht Durrësi. Kurti shtoi se planifikimi i investimeve, i cili gjendet në librin me të cilin Kosova aplikoi dhe fitoi, duhet të zbatohet plotësisht. Ai pranoi se ka pasur dallime, mospajtime dhe mosbesime, por premtoi se do të bëjnë më të mirën e mundshme me të gjithë pa korrupsion, pasi kjo është shumë e rëndësishme.
Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” janë planifikuar të mbahen nga data 24 korrik deri më 4 gusht 2030 dhe konsiderohen një prej projekteve sportive më të rëndësishme për Kosovën. Përveç Prishtinës, në organizim janë përfshirë edhe dhjetë komuna të tjera të Kosovës, si dhe Durrësi në Shqipëri, ku pritet të zhvillohen garat e sportit të lundrimit.
Megjithatë, projekti është përballur me vështirësi dhe përplasje ndërmjet institucioneve përgjegjëse, duke shtuar shqetësimet për përmbushjen e detyrimeve organizative dhe financiare ndaj Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare.
Erion Braçe dhe Taulant BallaDitën e sotme, në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, u finalizua miratimi me 6 vota…
Volkswagen ka prezantuar gjeneratën e re të T-Roc R, SUV-in më të fuqishëm që kompania aktualisht ofron në Evropë, me…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Eman Rrahmani, janë përplasur në seancën e…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se gjatë qeverisjes së tij janë bërë më shumë investime në modernizimin dhe…
Euro vijon të regjistrojë kuotime të dobëta në tregun valutor shqiptar. Sipas tabelës së kursit të këmbimit të publikuar këtë…
Liga e Parë e Kosovës në futboll, do të vazhdojë me xhiron e rregullt, e cila zhvillohet përgjatë tri ditëve.…