Ishi i Barçës që po bën mirë në Premierligë: Do të shkoj te Real Madridi nëse më duhet

Adama Traore nuk e hedh poshtë mundësinë t’i bashkohet Real Madridit, nëse merr ndonjë ofertë nga gjiganti spanjoll në të ardhmen.

Anësori i klubit nga Premierliga Wolves, i cili është veçuar me paraqitje të jashtëzakonshme këtë sezon, hapat e parë të futbollit i mori të rivali i Real Madridit, Barcelona.

Të lidhura

None found

Por kjo nuk do ta ndalonte atë t’i bashkohet Madridit në të ardhmen.

“Do të shkoj në Real Madrid, nëse më duhet të shkoj”, e pranoi ai në një intervistë për La Sexta.

Traore mori ftesë në nëntor për të luajtur për Kombëtaren e Spanjës, por një lëndim ia pamundësoi atij debutimin për ekipin kombëtar./


Shtuar 2.01.2020 10:19