Pipo Inzaghni është një sulmuesit “9” më të mirë që ka pasur historikisht Milani. Ai ka dhënë parashikimin për “derbin” dhe i ka sugjeruar “kuqezinjve” që ti japin numrin “9” Ibrahimovic për të larguar mallkimin.
Ish sulmuesi i Milanit, që tani drejton liderët e Serie B, Benevento ka thënë këtë pasi që asnjë nga sulmuesit të cilët e kanë marrë këtë fenelë pas pensionimit nuk kanë arritur që të kenë ndikim në skuadër.
None found
“Nëse dikush ka shënuar me numrin 9 në Milan si Ibra, atëherë unë jam i lumtur që ai mos ta këtë”, ka thënë Inzaghi për Sky Sport Italia.
“Kështu që, lë të përfundoj ky ‘mallkim’. Nuk është e drejtë që të pensionohet numri 9, për shkak se dikush duhet ta vesh atë gjihmonë, pra shpresoj që ai të jetë Ibra-nëse ai rri-vendos ta merr, për shkak se ai ka karrierë të mjaftueshme për ta bartur peshën e saj”.
Kur Ibrahimovic arriti në janar, fanellën e mbante Krzystof Piatek, i cili tani luan për Hertha Berlinin.
“Isha i bindur që Ibra do ti jepte shumë kësaj skuadre, madje edhe pas golit të parë, për shkak se ai kurrë nuk do të pranonte një rikthim nëse nuk do të ishte gati 100 për qind. E njoh dhe e di sa i kujdesshëm është ai për profesionin e tij, sa i dëshiron ai sfidat, por ka edhe mentalitetin e fituesit”.
“Shpresoj që Milan të këtë një derbi të madh të dielën dhe natyrisht do të isha i lumtur nëse Milan fiton. Fatkeqësisht, ndeshja luan në të njëjtën kohë me Beneventon, kështu që do të jetë pak vështirë që s’do të mund ta shikojë”.
Derisa për Milanin në qendër të sulmit do të jetë Ibrahimovic, sulmuesi i qendrës së Interit në Derby Della Madonnina do të jetë Romelu Lukaku.
“Ata janë dy sulmuesit më të mirë në botë sot, por ka edhe lojtarë të tjerë që mund ta bëjnë dallimin në këtë ndeshje”, vazhdoi SuperPippo.
“Interi i Antonio Contes janë duke pasur rezultate shumë të mira dhe nuk kam asnjë dyshim për këtë, duke ditur mentalitetin e trajnerit të këtij ekipi. Milan po kthehet në rrugën e duhur dhe shpresoj që Stefano Pioli të vazhdon me përmirësimin e skuadrës”.
Provimi i jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe, ndërsa gjatë javës së ardhshme pritet të mbahet një takim mes…
Atletico Madridi do të përballet me afatin kalimtar të dimrit me detyrimin për të nënshkruar një mesfushor qendror dhe një…
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, e cilësoi si “të neveritshme” dhe “të përçmueshme” shitjen e aksesit te zyrtarët…
Ekspertë të sigurisë dhe ish-drejtues të lartë të policisë vlerësojnë se Policia e Shtetit reagoi në mënyrë kontradiktore ndaj revoltës…
Në vitin 2015, Shqipëria shpenzonte për arsimin 3.1% të PBB-së, teksa dhjetë vjet më vonë, ky tregues pothuajse është në…
Autoritetet në Meksikë kanë mbyllur gjashtë liqene artificiale në rajonin turistik të Jukatanit, pasi në ujërat e tyre u zbulua…