sport

Vendoset e ardhmja e futbollistit, Ibrahimovic takohet me Maldinin

Kanë kaluar 12 ditë prej momentit kur Zlatan Ibrahimovic iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale në gjurin e majtë. Rikuperimi i sulmuesit do të jetë i gjatë dhe në fushë mund të rikthehet vetëm në janarin e vitit 2023.

Në këtë formë, e ardhmja për suedezin është e gjitha e mbushur me dyshime dhe me pikëpyetjen nëse duhet të vazhdojë të bëjë futbollistin apo tashmë të nisë të mendojë për jetën jashtë fushës së gjelbërt. Në fakt, Ibra dëshiron të mbetet aktiv në botën e futbollit dhe kurrsesi nuk dëshiron një fund pa lavdinë që i rezervon fusha dhe duartrokitjet e publikut. Pikërisht, kjo ka qenë edhe një arsye e fortë pse Zlatan iu nënshtrua operacionit dhe për të pasur tashmë një gju praktikisht të “ri”.

Të lidhura

None found

Ndaj, në vijim pritet që Zlatan të takohet me Maldinin dhe Masarën, drejtuesit e lartë të kuqezinjve teksa do t’iu komunikojë vendimin për të vazhduar edhe një tjetër sezon. Në takim, me siguri që do të diskutohen edhe detajet e kontratës së re, e cila në fakt mund të mos ketë një kohëzgjatje fikse, por të jetë e ndërtuar në bazë të numrit të ndeshjeve që 40-vjeçari do të luajë, ndërsa nuk do të mungojnë bonuset për numrin e golave të realizuar.

të fundit

VIDEO/ Arijon Ibrahimovic shkëlqen me një asist perfekt në Gjermani

Augsburg - Freiburg Augsburg është duke fituar përballë Freiburg, ndeshje e vlefshme për javën e 8-të të Bundesliga-s gjermane [...]Read…

2 seconds ago

Turqia dhe Maqedonia e Veriut thellojnë bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë

Turqia dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi në fushën e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore, me qëllim forcimin…

3 minutes ago

Të rinjtë zhvendosën protestën te Kryeministria, policia pengon grupet e xhirimit të mediave të ndjekin protestuesit te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Policia ka ndaluar grupet e xhirimit të mediave që tentuan të futen drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku edhe është…

4 minutes ago

Barcelona synon Andrea Cambiason, Juventusi kërkon 40 milionë euro

Barcelona po përgatit një ofertë prej 25 milionë eurosh për transferimin e Andrea Cambiasos nga Juventusi, pasi trajneri Hansi Flick…

6 minutes ago

ShSKUK nis procedurën për suspendimin e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se do të procedojë me suspendimin e drejtorit të Spitalit të…

7 minutes ago

Kriza financiare rëndohet te Marseille, futbollistët kundërshtojnë uljen e pagave

Skuadra e Marseille raportohet se ka refuzuar kërkesën e re të drejtuesve të klubit për uljen e pagave, në një…

24 minutes ago