Teksti i marrëveshjes për Sigurime Sociale mes Kosovës dhe Austrisë është dakorduar, ndërsa pritet që së shpejti të përfundojnë procedurat e nevojshme për nënshkrimin e saj. Këtë e bëri të ditur sot ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti.
Gjatë takimit me ambasadorin austriak në Kosovë, Georg Schnetzer, Hoti tha se marrëveshja do të njohë dhe bashkërendojë periudhat e sigurimit, duke u mundësuar qytetarëve që kanë punuar në të dyja vendet të realizojnë të drejtat e tyre pensionale, raporton KosovaPress.
None found
Pas arritjes së moshës së pensionimit, qytetarët e Kosovës që kanë jetuar dhe punuar për një kohë të gjatë në Austri do të mund të përfitojnë pensionin dhe ta marrin atë në Kosovë.
Bashkërendimi i skemave synon të garantojë që kalimi i punëtorëve nga njëri vend në tjetrin të mos ndikojë në të drejtat e tyre pensionale dhe sociale.
NATO ka vendosur të reduktojë takimet e nivelit të lartë dhe nuk do të zhvillojë në Shqipëri samitin e liderëve…
Të paktën 17 persona kanë humbur jetën në dy sulme të përgjakshme me armë zjarri në Afrikën e Jugut, në…
Pas dorëheqjes nga detyra e kreut të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Afrim Qendro ka reaguar me një mesazh…
Konfindustria ka paraqitur në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese në Kuvend një sërë propozimesh për përmirësimin e projekt-Paketës Fiskale 2027, duke…
Deputeti i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski theksoi se Propozimi i Buxhetit për vitin 2027 nuk ofron as zhvillim dhe as një…
Edhe pesë muaj pas shtyrjes së votimit, ligji për përfaqësim të drejtë ende nuk është rikthyer në procedurë parlamentare. Kryetari…