Instagram festoi 10 vjetorin: 11 futbollistët më të ndjekur në këtë rrjet (FOTO LAJM)

Rrjeti social Instagram ka festuar 10 vjetorin e tij.

Ishte 6 tetor 2010 kur lindi rrjeti që ndoshta nuk e imagjinonte se do të ishte kaq i suksesshëm mes njerëzve të zakonshëm por mbi të gjitha midis të ashtëquajtur VIP, një kategori e cila përfshin dhe sportistët në rastin tonë futbollin.

Po cilët janë 11 futbollistët që janë më të ndjekur në këtë rrjet social ju ftojmë ti shihni më poshtë:

ImageSi portier dominon Marc-André Ter Stegen, portieri i Barcelonës dhe ekipit kombëtar gjerman. Pavarësisht se është zëvendës i Neuer për Gjermaninë, mbrojtësi ekstrem është shumë i popullarizuar me 11.8 milion përdorues.

Në mbrotje ka tre brazilianë që ndajnë departamentin me spanjollët. Marcelo i Real Madrid, me 45.7 milion. Pastaj El Gran Capitan me 41.1 milion, Dani Alves dhe David Luiz pasojnë me 31.8 milion dhe 19.4 milion.

Në mesfushë janë James Rodriguez, Paul Pogba dhe Andres Iniesta me 46.3 milion, 41 dhe 35.

Në sulm nuk mund të ishte ndryshe tre madhështorët: Neymar, Messi dhe Cristiano Ronaldo me 142, 167 dhe 239 milion ndjekës respektivisht.


Shtuar 7.10.2020 14:14