Armando Dobra është padyshim një nga lojtarët më të talentuar të kombëtares së të rinjve tanë.
Sezonin e shkuar ai iu bashkua skuadrës angleze të Ipswich U23, e cila i siguroi një kontratë njëvjeçare.
None found
Në fund Dobra bindi plotësisht dhe klubi nisi të punojë fort për të bindur të riun të firmosë kontratë afatgjatë.
Këtë sezon të ri Dobra i është bashkuar ekipit të parë dhe po tregon se e meriton plotësisht besimin e trajnerit.
Mbrëmjen e djeshme Ipswich ka luajtur ndeshjen e radhës në kampionat ndaj skuadrës së Gillingam.
Vendimtar Dobra në këtë sfidë, me 19-vjeçarin, që ka shënuar golin e parë të sfidës në mënyrë spektakolare.
Talenti i sulmit me origjinë nga Burreli ka shënuar një gol shumë të bukur nga jashtë zone në minutën e 57-të, duke lëshuar një goditje të paarritshme nga portieri në trekëndëshin e portës.
Ipswich arriti të shënojë edhe një tjetër gol dhe të fitojë këtë sfidë me shifrat 2-0.
Së fundmi Dobra u ftua nga Bushi në kombëtaren U21 për ndeshjet e shtatorit dhe ishte një nga më të mirët në fushë.
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emrin e personit që paraqitet si pronar përfitues. Projektligji i ri…
Gazetari spanjoll Ramon Alvarez ka konfirmuar se qëndrimi i Real Madridit për transferimin e Rodrit ka pësuar një ndryshim të…
Lëvizja qytetare kundër qeverisë vijon edhe sot në Tiranë, ku pritet të mbahet protesta e 53-të radhazi me kërkesën kryesore…
Stuhia e fuqishme që përfshiu Sarandën për vetëm pak minuta ka shkaktuar probleme në disa zona të qytetit bregdetar. Rreth…
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së martës në zonën e Kaninës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi. Në vendngjarje…
Franca është bërë vendi i parë në Bashkimin Evropian që miraton një ligj për ndalimin e aksesit në rrjetet sociale…