Categories: Uncategorized

Historia prapa tatuazhit në fytyrën e Mike Tyson

Ish-trajneri i Mike Tyson ka treguar se legjenda e boksit e kishte bërë tatuazhin në fytyrën e tij vetëm një javë para meçit ndaj Clifford Etienne, sepse nuk dëshironte të boksonte.

Boksieri amerikan, asokohe 36 vjeçar, nuk ishte ndeshur që nga humbja nga Lennox Lewis në verën e vitit paraprak, prandaj nuk dëshironte të ndeshej më.

Të lidhura

None found

Në një intervistë për Fox Sports, trajneri Jeff Fenech ka treguar se ish-kampioni i botës e kishte bërë vizatimin fisnor në fytyrën e tij vetëm disa ditë para duelit të caktuar ndaj Etienne, në mënyrë që ta anulonte sfidën.

Fenech ka thënë se nuk mund t’i mbante lotët kur Mike i kishte thënë se nuk dëshironte ta zhvillonte atë përballje, pastaj trajneri ishte larguar nga Las Vegasi dhe ishte nisur menjëherë për në shtëpi.

“U ulëm dhe biseduam dhe ai vërtet nuk donte të ndeshej, nuk ishte i përgatitur dhe kjo ishte një nga arsyet pse e kishte bërë tatuazhin”.

“Pas bisedës njëorëshe, unë isha në lot kur u largova drejt shtëpisë atë natë. Shkova dhe qëndrova në një hotel, sepse isha shumë i dëshpëruar. Kisha qëndruar për tetë javë larg shtëpisë në Vegas duke e stërvitur për meçin dhe qëndrova në një hotel dhe me aeroplanin e parë u ktheva te familja ime, sepse e kisha prioritet”, ka rrëfyer Fenech.

Hjërat kishin ndryshuar dhe Tyson ishte shfaqur në ring me një trajner tjetër, Freddie Roach. Legjenda e boksit e nokautoi Etiennen për 49 sekonda duke e lënë ish-trajnerin me emocione të përziera.

“Një javë më pas, ai u ndesh dhe e nokautoi Cliffordin në një raund dhe isha i hidhëruar. Isha i gëzuar që Mike fitoi, por isha i hidhëruar sepse e kisha stërvitur për tetë javë dhe nuk isha pjesë e saj fitoreje”, ka vazhduar Fenech.

Ajo ishte fitorja e 50-të dhe e fundit në karrierën mbresëlënëse të Tyson, pasi sy të fundit i kishte humbur, ndaj Danny Williams dhe Kevin McBride.

Ndryshe, 53-vjeçari Mike Tysin konsiderohet si një prej boksierëve më të mëdhenj në histori.

të fundit

Përfshihet nga flakët tregu i fruta-perimeve në Lushnje, ishte rikonstruktuar tre vite më parë

Një pjesë e tregut të fruta-perimeve në Lushnje është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj…

5 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.4 lekë, në shitje me 82.5 lekë. Euro do…

25 minutes ago

Çmimet shtrenjtohen më shumë, rritja e pagave po zhvlerësohet nga inflacioni i lartë

Ditën e sotme, rritja e pagave po zhvlerësohet nga inflacioni i lartë tregojnë të dhënat e INSTAT. Edhe pse paga…

38 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit, 19 Maj 2026

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe…

58 minutes ago

Horoskopi 19 Maj 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet e ngrohte. Çdo çast do…

9 hours ago

“Pse penguat Salianjin? Vetëm ai fitoi një bashki në 2023!”/ Abilekaj dhe Haxhiu debatojnë me Balliun për përjshtimin e Salianjit

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar për rikonfirmimin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokraitke, ngjarje…

9 hours ago