Categories: Uncategorized

Fergosun nuk e duroi humbjen ndaj City-t, zbulohe veprimi i skocezit

Ish-trajneri legjendar i Manchester Unitedit, Sir Alex Fergusoni, kishte qenë i turpëruar nga disfata 3:0 e Djajve të kuq në pjesën e parë të ndeshjes së fundit kundër Manchester Cityt, saqë s’kishte dashur të fliste me askënd dhe kishte shkuar i vetëm në zyrë për t’u qetësuar me një gotë verë.

Manchester Unitedi i Ole Gunnar Solskjaerit e pësoi një tjetër disfatë zhgënjyese të martën, kur u mposht me lehtësi nga rivali i qytetit, Manchester City, në shtëpi, Old Trafford.

Të lidhura

None found

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Carabao Cup, Manchester City e arriti epërsinë me rezultat 3:0 në pjesën e parë dhe e turpëroi Manchester Unitedit para tifozëve në shtëpi të vet, duke e mbyllur ndeshjen qysh në pjesën e parë.

Paraqitja e Manchester Unitedit në pjesën e parë ishte aq e dobët, saqë ish-trajneri legjendar i Djajve të Kuq, Sir Alex Fergusoni s’mund të duronte të fliste me ndokënd gjatë pushimit mes pjesëve dhe vendosi të shkonte i vetëm në zyrë dhe të qetësohej me një gotë verë.

Fergusoni, i cili i kishte fituar 13 tituj të Premierligës dhe dy tituj të Ligës së Kampionëve gjatë kohës së tij me Manchester Unitedin, ishte i pranishëm në “Stadiumin e Ëndrrave” pasi që edhe e mban postin e Ambasadorit Global të klubit.

“Dhoma ku rrinë drejtuesit e dy klubeve nuk ishte një vend shumë i mirë për Fergusonin pas pjesës së parë. E gjitha që Sir Alex dëshironte ta bënte ishte të shkonte drejt e në zyrën e tij. Ai s’mund të përballej me askënd dhe dëshironte të ishte diku tjetër”, ka thënë një burim nga brenda klubit.

Megjithatë, Fergusoni mund të ketë qenë pak më i kënaqur me atë që ndodhi në pjesën e dytë, pasi që Manchester Unitedi s’e lejoi skuadrën e Pep Guardiolës të shënonte gol tjetër, përderisa vetë arriti ta zvogëlojë epërsinë në 3:1 përmes Marcus Rashfordit.

të fundit

Kroos vlerëson planin e Mourinhos pas El Clasicos: Ja si u neutralizua Barcelona

Legjenda e Real Madridit, Toni Kroos, ka vlerësuar lart punën taktike të Jose Mourinhos pas fitores 2-1 ndaj Barcelonës në…

2 minutes ago

Goditjet në tru po shtohen, pacientja më e re e trajtuar ishte 16 vjeçe

Një vajzë gjashtëmbëdhjetë vjeçare me goditje në tru është pacientja më e re që trajtohet në Klinikën e Neurologjisë një…

2 minutes ago

Belinda Balluku paraqitet në SPAK, i komunikohet përfundimi i hetimeve! Ish-zv.kryeministrja akuzohet për korrupsion e abuzim me tendera

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.…

7 minutes ago

VIDEO/ Cristian Shpendi fiton duelin mes vëllezërve, ndërsa Stiven shënon autogol dhe përjashtohet

Stiven dhe Cristian Shpendi Përballja mes Cesenës dhe Empolit në Serie C i ka prodhuar të gjitha, ndërsa në sfidë…

14 minutes ago

Vota e gazetarit australian për Topin e Artë ngjalli debat me renditjen e Yamalit

Gazetari australian, Daniel Garb, tërhoqi vëmendjen me votën e tij për Topin e Artë 2026, pasi zbuloi zgjedhjet e tij,…

20 minutes ago

Izraeli përballë bllokadës politike, asnjë kamp pa shumicë dhe partitë arabe në rol kyç

Izraelit duket se po shkon drejt një ngërçi politik teksa pritet rezultati final i zgjedhjeve të djeshme parlamentare. [...]Read More...

26 minutes ago