Futbollistët nuk do të kenë të drejtë të pështyjnë gjatë ndeshjeve për shkak të përhapjes së mundshme të koronavirusit, thotë Kryetari i Komitetit Mjekësor të FIFA-s.
Si dhe shqetësime të shumta shëndetësore me kthimin e futbollit, pështyma mund të ndëshkohet me karton të verdhë, pasi ajo qëndron në fushë për orë të tëra dhe rrezikon përhapjen e COVID-19.
None found
Me futbollin i cili në mënyrë graduale po fillon të rikthehet, Michel D’Hooghe ka paralajmëruar se futbollistët do të duhet të ndryshojnë mënyrat e tyre në fushë për arsye shëndetësore dhe sigurie.
“Kjo është një praktikë e zakonshme në futboll dhe nuk është shumë higjenike”, tha D’Hooge për Telegraaf.
“Kështu që kur fillojmë përsëri futbollin, mendoj se duhet ta shmangim atë në maksimum. Pyetja është nëse kjo do të jetë e mundur. Ndoshta gjyqtarët mund të japin një karton të verdhë”.
“Është joigjenike dhe një mënyrë e mirë për të përhapur virusin. Kjo është një nga arsyet pse duhet të kemi shumë kujdes para se të fillojmë përsëri”, u shpreh ai.
Partia në pushtet, OBRM-PDUKM ka drejtuar akuza të reja ndaj LSDM-së dhe liderit të partisë, Venko Filipçe, lidhur me rastin…
Zgjerimi i operacioneve hibride të Rusisë në Evropë, përmes sabotimeve, sulmeve kibernetike, ndërhyrjeve të fshehta dhe fushatave të dezinformimit, ka…
Pas gati pesë vitesh ndarje, qindra qytetarë ukrainas janë kthyer në territorin e kontrolluar nga Ukraina, pas evakuimit nga qyteti…
Fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka sjellë reagime nga qeveri dhe politikanë…
Sulmuesi brazilian i Barcelonës, Raphinha, ka arritur një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e tij, duke barazuar një rekord…
Media franceze La Releve et La Peste, i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave në Shqipëri, duke analizuar shndërrimin…