Categories: maqedoni

OBRM-PDUKM pretendon se kritikat ndaj Alta Bankës lidhen me interesa biznesi pranë LSDM-së dhe familjes Zaev

OBRM-PDUKM, partia në pushtet, ka ngritur akuza të reja ndaj LSDM-së dhe kryetarit të saj, Venko Filipçe, për çështjen e Alta Bankës. Sipas saj, kritikat dhe reagimet publike të LSDM-së lidhen me interesa biznesi të personave të afërt me partinë dhe familjen Zaev.

Partia në pushtet thotë se LSDM-ja po e përdor politikisht çështjen e Alta Bankës prej muajsh. OBRM-PDUKM pretendon se kjo fushatë synon të nxisë mosbesim te qytetarët dhe të cenojë reputacionin e bankës, si edhe pozitën e saj në treg.

Të lidhura

None found

Sipas OBRM-PDUKM-së, presioni ndaj Bankës Popullore dhe Alta Bankës po krijon mundësi që qarqe biznesi pranë Filipçes dhe familjes Zaev ta marrin bankën me një çmim më të ulët. Në mbështetje të pretendimeve të saj, partia përmend edhe deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së, Aleksandar Dimitrijeviq, për pagesën e pensioneve të shfrytëzuesve të Alta Bankës.

OBRM-PDUKM e akuzon gjithashtu LSDM-në se po shkakton panik te qytetarët dhe po e keqpërdor rastin për qëllime politike. Sipas partisë, reagimet publike nxiten nga interesa private ekonomike.

Partia u bën thirrje qytetarëve të mos shqetësohen për pagat dhe pensionet, duke siguruar se ato do të paguhen rregullisht gjatë qeverisjes së udhëhequr nga Hristijan Mickoski.

të fundit

Atletico Madridi shqyrton pesë alternativa në rast të largimit të Julian Alvarezit

Atletico Madridi ka nisur të shqyrtojë alternativat për një zëvendësues të mundshëm të Julian Alvarezit, në rast se sulmuesi argjentinas…

4 minutes ago

Samsung synon të prezantojë robotin e parë humanoid në janar 2027

Samsung Electronics po përgatitet të hyjë në garën globale të robotëve humanoidë, duke planifikuar prezantimin publik të prototipit të saj…

4 minutes ago

Protesta kombëtare kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ditën e sotme, qytetarët janë mbledhur edhe në një protestë kombëtare kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.…

8 minutes ago

Rrugët e Maqedonisë»: Hiqen ndalesat për automjetet e rënda

Ndërmarrja publike për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve nacionale dhe rajonale ka punuar në mënyrë aktive për të ruajtur sigurinë…

9 minutes ago

Kosova luan sot ndaj Maltës miqësoren e parë të grumbullimit

Përfaqësuesja e Kosovës në futbollin e femrave zhvillon sot ndeshjen e parë miqësore në kuadër të grumbullimit të nëntorit, ku…

10 minutes ago

U godit nga uji me presion gjatë protestës, bashkëshortja thirrje për drejtësi: Brikeni po lufton me jetën në Spitalin e Traumës

Përmes një mesazhi prekës, Marjonela Krosi, bashkëshortja e 34-vjeçarit Briken Tuci, i cili u godit dje me ujë nga autoboti…

13 minutes ago