Nga viti 2021, për herë të parë do të zhvillohet Liga e Konferencës, si kompeticion i tretë i UEFA-së, pas Ligës së Kampionëve dhe Europa League.
Federata Shqiptare e Futbollit është duke u përpjekur që finalja e sezonit të parë të zhvillohet në Tiranë.
None found
FSHF madje ka tërhequr kandidaturën për organizimin e Superlupës së Evropës për të shtuar përpjekjet për finalen e Ligës së Konferencës.
Ky është njoftimi i FSHF-së:
Federata e Futbollit shton përpjekjet dhe fokusohet për të sjellë finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë, tërheq kandidaturën e organizimit të Super Kupës Europiane
Federata e Futbollit, duke i dhënë përparësi organizimit të finales së një kompeticioni të ri europian në Tiranë që do të ketë një vëmendje të madhe kontinentale, ka vendosur të fokusohet në kandidaturën e saj për të sjellë në Air Albania Stadium finalen e Ligës së Konferencës (Conference League) për vitin 2022. Duke i dhënë prioritet absolut këtij eventimenti sportiv dhe për të garantuar më shumë mundësi akordimi, FSHF ka tërhequr kandidaturën si vend kandidat për të organizuar Super Kupën Europiane. Vendimi lidhur me finalen e Ligës së Konferencës të vitit 2022, do të jepet në muajin dhjetor të këtij viti nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.
FSHF rikonfirmon se mbetet fuqimisht e angazhuar për të sjellë në Air Albania Stadium për sportdashësit shqiptarë dhe të huaj, evenimente sportive të nivelit të lartë, duke e futur kryeqytetin tonë në hartën e futbollit elitar europian.
Milot Rashica mund të largohet nga Besiktasi gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi interesimi për shërbimet e tij ka ardhur…
Bayern Munich është përçarë ditëve të fundit lidhur me situatën e Jamal Musialës, pa qenë ky i fundit fajtor për…
Një prej autoboteve të policisë është përfshirë nga flakët, pasi një molotov i hedhur nga protestuesit shpërtheu tek gomat e…
Arlind KurtiMbrojtësi dhe kapiteni i Laçit, Arlind Kurti, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në duelin ndaj Vllaznisë, të…
Kryeministri Hristijan Mickoski sot ishte për vizitë pune në KRE Manastir dhe realizoi takim me udhëheqësit e KRE Manastir dhe…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar sot në Facebook ditëlindjen e Adem Jasharit, duke e quajtur Komandant Legjendar të…