sport

Zhgënjim i madh për FSHF-në/ UEFA refuzon planin për finalen e madhe në Tiranë, i jep një të tillë Beogradit

Ditën e sotme, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s i mbledhur në Selanik, ka marrë vendimet për stadiumet ku do të zhvillohen finalet e aktiviteteve të saj në vitet e ardhshme dhe nga ky institucion ka ardhur një përgjigje negative për një aplikim që kishte bërë FSHF, për të organizuar një ndeshje të tillë në “Air Albania”.

FSHF, sipas vetë presidentit Armand Duka, kishte aplikuar që finalja e Superkupës së Europës për vitin 2028, të zhvillohej pikërisht në kryeqytetin shqiptar.

Të lidhura

None found

Por për fat të keq, në caktimin e këtyre ndeshjeve, përgjigja ka qenë negative për Shqipërinë, pasi edicioni i viti 2027 iu caktua stadiumit “Johan Cruyff ArenA” në Amsterdam, ndërsa ai i vitit 2028 në stadiumin “Astana Arena” në Astana të Kazakistanit.

Sa u përket finaleve të tjera, Liga e Kampioneve 2028 do të ketë finalen në “Allianz Arena” të Mynihut, ndërsa ajo e vitit 2029 do luhet në “Camp Nou” të Barcelonës. Bukureshti dhe Beogradi do të presin finalet e Ligës së Europës në vitet 2028 dhe 2029, ndërsa finalet e Ligës së Konferencës në këto dy vite do luhen në stadiumin “Allianz” të Juventusit dhe “Puskás Aréna” në Budapest.

të fundit

Students demand an immediate increase in the meal allowance; referendum results due Monday

Të hënën do të mësohet se cilin model të subvencionimit të shujtës studentore preferojnë studentët, pas përfundimit të referendumit studentor.…

57 seconds ago

Tetovo and surrounding villages will have power cuts tomorrow

Nesër, më 19 nëntor 2026, janë planifikuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa lokacione në Tetovë dhe komunat…

1 minute ago

Shiroka Pula: Equality must also be measured by the concrete opportunities people have in their everyday lives

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sonte në edicionin e gjashtë të aktivitetit kulturor të komuniteteve rom,…

2 minutes ago

Ina Zhupa: Rama’s budget hits honest citizens and makes no provision for a living wage; the budget and the protests are one

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kritikuar në seancën plenare buxhetin e qeverisë, duke e akuzuar atë se braktis…

2 minutes ago

Albanians rose up against corruption, but Rama says he will not step down / The famous American magazine The Atlantic: How Jared Kushner sparked a revolution

Revista amerikane “The Atlantic” i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave në Shqipëri, duke analizuar se si kundërshtimi ndaj…

2 minutes ago

Convict Aurel Hoxha failed to return to Rrogozhina prison after special leave; he had 18 months left to serve

Një rast i mosrikthimit në institucionin e vuajtjes së dënimit është shënuar në burgun e Rrogozhinës. I dënuari Aurel (Artir)…

2 minutes ago