Categories: sport

Bayern Munich kërkon bashkim dhe mbështetje për Jamal Musialën: “Po zhvillohet një tragjedi njerëzore

Situata e Jamal Musialës ka shkaktuar përçarje brenda Bayern Munichut gjatë ditëve të fundit, ndonëse futbollisti nuk mban përgjegjësi për zhvillimet. Drejtori i klubit, Max Eberl, bëri thirrje për unitet dhe kërkoi që 23-vjeçari të marrë mbështetjen maksimale.

Musiala po përballet me një sëmundje neurologjike të pashërueshme, e cila mund të menaxhohet përmes trajtimit me medikamente.

Të lidhura

None found

“Duam që ky djalosh të ketë qetësinë e nevojshme. Ajo që po ndodh është një tragjedi njerëzore”, u shpreh Eberl për Sky Sport DE, para sfidës ndaj Hamburgut.

“Po i krijojmë hapësirën e duhur për t’u shkëputur nga gjithçka, për të pushuar dhe për t’u rikthyer edhe më i fortë”.

Përveç kësaj, Musiala ka munguar në ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi muskulor në kofshën e djathtë.

“Ky është një tjetër pengesë, por do ta përballojmë së bashku. Synimi ynë është i përbashkët: mbi të gjitha, Jamal Musiala është një njeri. Për këtë çështje është thënë tashmë mjaftueshëm”.

Eberl shtoi se Bayerni ka treguar forcën e tij sa herë që ka qëndruar i bashkuar, veçanërisht në periudha të vështira. “Të gjithë duam ta zgjidhim së bashku këtë situatë të komplikuar”, deklaroi ai.

Mesazhi i drejtorit të klubit synon të mbyllë polemikat e krijuara rreth kësaj çështjeje, të paktën në planin mediatik, pas disa deklaratave të bëra së fundmi nga persona të tjerë brenda klubit.

të fundit

Milot Rashica mund të largohet nga Beshiktashi, interesim nga Samsunspori

Milot Rashica mund të largohet nga Besiktasi gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi interesimi për shërbimet e tij ka ardhur…

1 minute ago

Molotovi përfshin në flakë autobotin e policisë, përplasjet në sheshin “Skënderbej” vijojnë prej orësh

Një prej autoboteve të policisë është përfshirë nga flakët, pasi një molotov i hedhur nga protestuesit shpërtheu tek gomat e…

14 minutes ago

Do të qëndrojmë në garë deri në fund”, Arlind Kurti analizon vështirësitë e Laçit

Arlind KurtiMbrojtësi dhe kapiteni i Laçit, Arlind Kurti, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në duelin ndaj Vllaznisë, të…

31 minutes ago

Mickoski discusses energy system challenges and capacities during visit to REK Bitola

Kryeministri Hristijan Mickoski sot ishte për vizitë pune në KRE Manastir dhe realizoi takim me udhëheqësit e KRE Manastir dhe…

32 minutes ago

Edi Rama honors the memory of Adem Jashari on November 28

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar sot në Facebook ditëlindjen e Adem Jasharit, duke e quajtur Komandant Legjendar të…

33 minutes ago

Morinë, symbolic protest for the removal of customs duties between Albania and Kosovo

Në pikën kufitare të Morinit, mes Kukësit dhe Kosovës, është mbajtur sot një protestë simbolike me sloganin "28 Nëntori, protestë…

33 minutes ago