Unay Emery bëson se ai kishte bërë progres te Arsenali para setë shkarkohej në fundin e vitit të kaluar.
Unai Emery ka mbrojtur rekordin e tij si trajner i Arsenali derisa ka vënë në dyshim sjelljet e disa lojtarëve që ai i menaxhoi gjatë kohës së tij në Emirates Stadium.
None found
“Arsenali ishte një klub që po binte për dy vite rresht derisa unë shkova aty”, tha Emery për France Football.
“Ne e ndaluam këtë rënie dhe fillova ta forcojë klubin derisa e dërgova atë në fianle të Europa Ligës dhe ishim në vendin e pestë, një pozitë më poshtë Tottenhamit”.
“Ne e kishim kualifikimin në Ligën e Kampionëve në dorë dhe gjërat shkuan keq nga finalja e Europa Ligë. Por ishte një sezon i mirë dhe ne kishim ide si ta çojmë skuadrën përpara”.
Gjatë afatit të verës Emery arriti të transferojë në skuadër lojtar si Nicolas Pepe, David Luiz dhe Kieran Tierney që u bashkuan me qëllim që skuadra të jetë në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.
Megjithatë, topxhinjtë vuajtën për konsistencë dhe ishin shtatë ndeshje pa fitore, starti më i keq që nga viti 1992.
Emery thotë se këto rezultate të dobëta erdhën si pasojë e mungesës së lidershipit pas largimeve të verës sidomos të lojtarëve: Laurent Koscielny, Petr Cech, Aaron Ramsey dhe Nacho Monreal derisa mendon që disa lojtarë kishin mungesë mentale për të fituar.
“Ne i humëm katër kapitenët tonë: Koscielny, Cech, Ramsey dhe Monreal”, tha Emery. “Ne e humbëm karakterin këtë sezon për të mbetur në rrugën e duhur. Disa yje nuk e kishin përkushtimin e drejtë dhe kërkonin më shumë se sa ata jepnin”.
“Për ta bërë këtë është dashur më shumë kohë për një tranzicion të suksesshëm për një Arsenal të ri që unë e dëshiroja”.
Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin Blendi Gonxhja, tha se në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi për…
Skandali i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), thellohet me akuza të reja, sipas të cilave hetimi i SPAK-ut…
Prokuroria e Tiranës, ka marrë në pyetje pesë të mitur, të cilët nga këqyrja e kamerave të sigurisë shfaqen duke…
Klubi i Bërnlit, ka mësuar këtë mesjavë fatin e tij pasi me humbjen përballë Mançester Sitit, ka rënë matematikisht nga…
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pazarin e Vjetër në Korçë, ku një konflikt…
Një sherr ka ndodhur në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar me përdorimin…