Zinedine Zidane do ta bëjë një ndryshim të madh në skuadrën e Real Madridit gjatë afatit kalimtar të verës, pasi që synon t’i shesë pesë lojtarë në mënyrë që të rritë buxhetin për të transferuar lojtarë të rinj për sezonin e ardhshëm.
Gjërat nuk i kanë shkuar sipas planeve këtë sezon trajnerit francez dhe para pezullimit të futbollit shkaku i koronavirusit, Real Madridi ishte prapa Barcelonës në tabelën e La Ligës dhe po eliminohej nga Liga e Kampionëve kundër Manchester Cityt
None found
Zidane do të kërkojë nga skuadra e tij rezultate shumë më të mira gjatë sezonit të ardhshëm dhe, sipas të përditshmes spanjolle AS, atij i është thënë nga bordi drejtues i klubit se duhet t’i largojë disa lojtarë para se të sjellë të tjerë.
AS raporton se lojtarët të cilëve Zidane do t’ua tregojë derën gjatë afatit kalimtar të verës janë: James Rodriguez, Gareth Bale, Lucas Vazqyez dhe Mariano, ndërsa edhe Luka Modric, Nacho dhe Brahim Diaz mund të përballet me të njëjtin fat.
Tifozët më së shumti habitur nga mundësia e largimit të Modricit, pasi që kroati ishte emëruar fitues i Topit të Artë para pak më shumnë se një viti, mirëpo ai i ka luajtur vetëm 14 ndeshje në këtë sezon të La Ligës.
Për më tepër, Modrici mund të zëvendësohet nga Paul Pogba, të cilin Real Madridi e ka kërkuar që një kohë të gjatë. Francezi është ndër lojtarët e preferuar të Zidane, mirëpo madrilenët do të duhet të shesin lojtarë para se të mundë ta përballojnë financiarisht blerjen e francezit. /
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…
Romano Floriani Mussolini, 23-vjeçari që është stërnipi i diktatorit fashist italian Benito Mussolini, ka shënuar golin e tij të parë…
Qeveria franceze shqyrtoi mundësinë e kufizimit të aksesit në rrjetet sociale, madje edhe të ndërprerjes së internetit celular në zona…
Gjithsej 1.201 fëmijë ishin në konflikt me ligjin dhe u thirrën në stacionin e policisë në vitin 2025. Kjo përfaqëson…
Ministrja e Mjedisti dhe ish- deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale e ka…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe…