sport

Chelsea do të largojë pesë lojtarë gjatë janarit, Armando Broja në listë

Klubi anglez, Chelsea thuhet se po kërkon të ndahet me pesë lojtarë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Deri më tani, sezoni 2023/24 ka qenë një zhgënjim për Chelsean nën drejtimin e trajnerit të ri Mauricio Pochettino.

Të lidhura

None found

Pavarësisht fitores 2-1 ndaj Crystal Palace të mërkurën mbrëma, Pochettino ishte në fund të kritikave nga tifozët Blu.

Chelsea ishte shpenzues i madh gjatë afatit kalimtar të verës pasi solli lojtarë si Moises Caicedo, Cole Palmer dhe Nicolas Jackson.

Përpara afatit kalimtar të janarit, Chelsea thuhet ka vënë në dispozicion për shitje pesë yje të ekipit të parë pasi Pochettino kërkon të shkurtojë skuadrën e tij.

Sipas mediumit The Athletic, mesfushori Conor Gallagher përballet me një të ardhme të pasigurt pavarësisht se ka qenë kapiten i ekipit në 11 raste këtë sezon.

Është pohuar se ekipe si Everton, West Ham United dhe Tottenham Hotspur janë të gjithë duke mbajtur nën kontroll Gallagher, i cili vlerësohet në 40 milionë funte nga klubi i Stamford Bridge.

Përveç Gallagher, në listën e transferimeve besohet se janë edhe mbrojtësi Trevoh Chalobah dhe sulmuesi Armando Broja.

Raporti thotë se Broja ka të ngjarë të largohet nga klubi nëse ata arrijnë të sjellin një sulmues të ri muajin e ardhshëm, ndërsa Chalobah ende nuk është paraqitur nën urdhrat e Pochettinos.

Mbrojtësi i krahut Ian Maatsen gjithashtu mund të largohet, pasi i riu refuzoi një transferim në ditë të fundit te Burnley i sapo promovuar gjatë verës. Kampionët e Manchester Cityt raportohet se janë të interesuar për holandezin.

Së fundmi, mbrojtësit Malang Sarr, i cili as nuk është regjistruar si lojtar në Ligën Premier, do t’i tregohet dera e largimit.

Ndryshe, Chelsea do të rikthehet në aksionin e Ligës Premier këtë fundjavë teksa udhëton në Kenilworth Road për të përballur me Luton Town të ​​sapo promovuar. /Telegrafi/

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

3 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

3 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

3 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

3 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

3 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

3 hours ago