Mos aktivizimi i arbitrave është një mënyrë për t’i dënuar ata sa herë që kanë bërë gabime në aktivizimin e fundit. Gazeta ka mësuar nga burime të sigurta se gjyqtari Emirion Sino është i pezulluar pa afat për të mos gjykuar për shkak të një ndeshjeje në të cilën ka përsëritur disa herë një penallti.
35-vjeçari nga Fieri mësohet që të jetë pezulluar pa afat për shkak të dyshimeve për çfarë ka ndodhur në zhvillimin e takimit në fjalë.
None found
Rezulton që Sino është aktivizuar për herë të fundit në një ndeshje të vlefshme për Kategorinë e Parë mes Veleçikut dhe skuadrës së Dinamos më 29 shkurt 2020 dhe prej atij takimi nuk ka figuruar më në listën e xhaketave të zeza që janë aktivizuar.
Në tentativë për të mësuar të vërtetën rreth këtij gjyqtari, gazeta u përpoq që të mësojë më shumë, por Federata Shqiptare e Futbollit po bëhet gjithnjë e më shumë një institucion hermetik.Emirjon Sino
Nuk ka asnjë informacion nga drejtuesit e Komitetit të Arbitrimit në vend që të bëjnë me dije arsyet e mos aktivizimit të Sinos për kaq muaj, për të dhënë mundësinë e zbardhjes së të vërtetës në rast se bëhet fjalë për çështje madhore që po e mbajnë atë larg arbitrimit./panoramasport
Ylli i ri i Brazilit, Endrick, ka zbuluar detaje interesante nga marrëdhënia e tij e ngushtë me Neymarin gjatë Kupës…
Shkëlqimi i Johan Manzambit në Kupën e Botës ka bërë që vlera e tij në treg të rritet ndjeshëm.Talenti 20-vjeçar…
Unai Simon ka hyrë në historinë e Kupës së Botës, duke vendosur një rekord të ri për serinë më të…
Kombëtarja e SHBA-së ka marrë një motivim të pazakontë për vazhdimin e rrugëtimit në Kupën e Botës 2026. Nëse amerikanët…
Folarin Balogun u shndërrua në një nga emrat më të përfolur në SHBA pas fitores 2-0 ndaj Bosnjë-Hercegovinës në Kupën…
Kur motori punon në gjendje boshe (në “ler”), pritet që të punojë qetë dhe në mënyrë të balancuar. Por çfarë…