Me paraqitjet e tij në Kupën e Botës, Unai Simon është futur në histori duke vendosur rekordin e ri për periudhën më të gjatë pa pësuar gol në këtë turne.
Portieri i Spanjës ka arritur në 518 minuta pa e prekur rrjetën, duke kaluar kështu rekordin e mëparshëm që mbahej nga legjenda italiane Walter Zenga.
None found
Gardiani i Athletic Bilbaos ka lënë pas edhe një tjetër shifër të rëndësishme, atë të rekordit kombëtar të Spanjës me 420 minuta pa pësuar, që ishte vendosur nga Iker Casillas në Kupën e Botës 2010 gjatë rrugëtimit fitues të spanjollëve.
Seria mbresëlënëse e Simon është ndërtuar në ndeshjet kundër Marokut, Kepit të Gjelbër, Arabisë Saudite dhe Uruguait, si edhe në pjesën e parë të përballjes me Austrinë, duke i siguruar tashmë një vend në historinë e këtij kompeticioni.
Ndonëse në Spanjë ka pasur vazhdimisht diskutime dhe kritika për rolin e portierit, 29-vjeçari ka reaguar në mënyrën më bindëse të mundshme në fushë, duke e vendosur emrin e tij mes figurave më të shquara të futbollit ndërkombëtar.
Ish-mjekja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Time Kadrijaj, ka ndarë një rrëfim tejet emocional dhe prekës për përjetimet e rënda…
Sot rreth orës 02:00, SPB Strumicë u njoftoi se në rrugën magjistrale Strumicë-Radovish, në afërsi të fsh. Radiçevë, Komuna e…
Interi ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi me një përmbysje të çmendur në minutat e fundit ndaj Fiorentinas.“Neurazzurët” pavarësisht…
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se kompania gjermane Audi do të ndërtojë një fabrikë automobilash në Xhorxhia, në kuadër të…
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka përgatitur një kërkesë drejtuar Presidentes së Kosovës, me të cilën kërkon që Bashkim Nurboja…
Aktivistja dhe studentja Anjeza Marku, teksa ishte e ftuar në studion e News24, ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama për…