Categories: Uncategorized

Duka i kthehet keq Braçes: Kone, lehi shefit tënd se njerëzit nuk hanë deklarata

Presidenti i FSHF-së Armand Duka replikoi ashpër me zv/kryeministrin Erion Braçe, i cili ngarkoi me përgjegjësi FSHF-në për të ndihmuar financiarisht klubet e futbollit pasi krizës që ka shkaktuar koronavirusi.

Akuzave ndaj klubeve për informalitet dhe ndaj FSHF-së për shpenzimin e 8 milionë eurove për ndërtimin e zyrave të saj, Duka ashpërsoi gjuhën ndaj Braçes duke e quajtur “kone” si dhe i kujtoi që edhe në Gjermani zv/presidenti i Federatës i ka kërkuar ndihmë qeverisë për të asistuar financiarisht të gjithë ata që jetojnë me futbollin.

Të lidhura

None found

Reagim i detyruar!

Edhe në këto kohë të vështira për gjithë popullin shqiptar “Konia” gjeti sërish kohë të lehë për Federatën dhe futbollin…
Skërmit dhëmbët e vogla duke i rënë gjoksit se nuk ka lekë për futbollin, duke i pozicionuar enkas publikisht këdo që ka lidhje me këtë sport si oligarkë: e di ky që janë 20 mijë njerëz që luajnë futboll, shumica fëmijë? Po ata trajnerë ekipesh fëmijësh, masazhatorë, mjekë, roje edhe ata punëtorë që mirëmbajnë barin e fushave..? Normal, këtij i intereson veç derbi! Ata që janë përfshirë në industrinë e futbollit janë të barabartë me shumicën e shqiptarëve, që po humbin as me pak e as më shumë por BUKEN E GOJES. Po kërkojnë nga shteti i tyre të bëjë atë që bëri Albin Kurti në Kosovë që ndau një fond prej 5 milionë eurosh vetëm për sportin; apo atë që bëri Maqedonia duke i dhënë çdo punëtori në këtë industri nga 250 euro… atë që po ndodh në Europë, sot Rainer Koch zv/president i Federatës Gjermane të Futbollit kërkoi mbështetje shtetërore për klubet amatore të futbollit dhe organizatat e lidhura me futbollin.

Por nuk është hera e parë që “Konet” lehin sa herë e kuptojnë që nuk dinë të qeverisin e t’i japin zgjidhje halleve të popullit qofshin biznes i vogël, të vetëpunësuar, pingpongistë, futbollistë apo edhe basketbollistë… Do i pranonim edhe sugjerimet e tyre, nëse Shteti do e kishte bërë detyrën e tij ndaj tatim-paguesve të fushës së futbollit. Padyshim si menaxherë të mirë, ne kemi dhe fond rezervë për anëtarët tanë. Ne nuk do i lëmë në baltë njerëzit e futbollit!

Ndaj “Kone” vazhdo lehjen, se e di që nuk pushon dot, por lehi shefit tënd sepse njerëzit nuk hanë më deklarata!
Njerëzit e futbollit jo e jo!

të fundit

Berisha për reformën territoriale: Qëndrimi kundër duhet shoqëruar me votë, ndryshe fjalimi do të ishte hipokrit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me Elisa Spiropalin në lidhje me reformën territoriale. Berisha tha…

3 minutes ago

OVL-UÇK: Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara kërkojnë vlerësim të bazuar në argumente juridike

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së vlerësoi se reagimet e ditëve të fundit ndaj ndryshimeve në Ligjin për Dhomat…

4 minutes ago

Gruda: Ligji për Gjykatën Speciale është në përputhje me Kushtetutën, institucionet do të kërkojnë zbatimin e tij

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se Ligji për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale është shkruar në mënyrën më…

14 minutes ago

Qëndrimi i Justina Shiroka-Pulës ndaj Speciales, para zgjedhjes së saj presidente e Kosovës

Vetëm pak ditë para se të zgjidhej Presidente e Kosovës, Justina Shiroka-Pula kishte mbajtur një qëndrim publik kritik ndaj Dhomave…

14 minutes ago

Romano nuk e përjashton Haalandin në Spanjë: E ardhmja e norvegjezit mbetet e hapur

Erling Haaland mund të jetë një nga emrat më të mëdhenj që do të përfshihet në një lëvizje të bujshme…

24 minutes ago

Braçe: Më konsiderojnë ndikim negativ, por këtë betejë do ta përballoj i vetëm

Deputeti socialist Erion Braçe në një lidhje live për emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania është përgjigjur nëse ka…

26 minutes ago