Dorëzohet Barcelona, zbulon çmimin e shitjes së Leo Messit (FOTO LAJM)

Barcelona duket se është dorëzuar ndaj dëshirës së Leo Messit për tu larguar nga “Camp Nou” dhe për të provuar një aventurë të re.

Në këtë mënyrë, sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle, “Marca”, Barcelona do te lejoje largimin e 6 herë fituesit të Topit të Artë, vetëm nëse ndonjë klub është i gatshëm të ofrojë më shumë se 222 milionë euro, shumë e cila do ta bënte transfertën më të kushtueshme në historinë e futbollit.

Nuk dihet ende, se si do te arrihet marrëveshja e largimit te tij, por Manchester City e ka shprehur hapur dëshirën për të nënshkruar me argjentinasin.


Shtuar 26.08.2020 21:59