Categories: Uncategorized

Dhimbje koke për Mourinhon, Son mungon ndaj Leipzig

Tottenham do të përballet me Leipzig me disa mungeësa të rëndësishme, përvec Kane që dihej “spurs” nuk do të kenë në dispozicon për ndeshjen në Champions edhe yllin tjetër Son.

Lajmin për lëndimin e lojtarit e ka bërë të ditur vetë faqja e klubit nga Londra përmes një postimit.

Të lidhura

None found

“Heung Min Son do të mungojë për një kohë pas lëndimit që mori në ndeshjen kundër Aston Villas”, ishte shkrimi i skuadrës angleze.

Sulmuesi anësor, që i ndihmoi Spursave të fitonin kundër Aston Villas fundjavën që lamë pas, mund të mungojë në një periudhë shumë kruciale për skuadrën e Jose Mourinhos.

Jug-koreani, me këtë lëndim të marrë, iu bashkohet partnerit të tij në vijën e sulmit, Harry Kane, i cili gjendet në bokse për më shumë se një muaj.

Gjendja te skuadra londineze është paksa shqetësuese, marrë parasysh lëndimet që morën dyshja në fjalë.

Stafi mjekësor do të mundohet të bëjë çmos për ta rikthyer sa më parë 27-vjeçarin në fushat e blerta, pasiqë për Kane tashmë dihet se do të mungojë të paktën deri në muajin prill.

Tottenham e luan nesër ndeshjën e parë në kuadër të fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve kundër Leipzigut të Gjermanisë, derisa të shtunën përballet me Chelsean me rivalin direkt për top-katërsh në Premierligë dhe mungesa e Son në sulm do të jetë një mangësi e madhe për nënkampionët e Evropës.

të fundit

Investimet publike prekin fundin prej dosjeve korruptive, niveli më i ulët në 17 vite në janar-mars

Shpenzimet kapitale nga buxheti i shtetit, ishin vetëm 5,2 miliardë lekë, rreth 53 milionë euro në tremujorin e parë të…

11 minutes ago

Shqiptarët ndër vendet me akses më të lartë në internet, të fundit për aftësitë digjitale

Një publikim i fundit i Eurostat, “Digjitalizimi në Europë”, që jep të dhëna mbi aftësitë bazë digjitale të shteteve të…

39 minutes ago

Presidenti Trump njofton zgjatjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit me tre javë

Në një postim në platformën Truth Social, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 80.9 lekë, në shitje me 82 lekë. Euro, do…

1 hour ago

Kushte atmosferike të qëndrueshme/ Njihuni me parashikimin e motit, 24 Prill 2026

Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke bërë që në të gjitha qarqet…

1 hour ago

Horoskopi 24 Prill 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…

9 hours ago