Categories: Uncategorized

De Bruyne optimist: Mund ta mposhtim Realin në “Santiago Bernabeu”

Mesfushori i Manchester City-t, Kevin De Bruyne është besimplotë se skuadra e tij mund ta mposhtë Real Madridin në “Santiago Bernabeu”.

Pas rezultateve negative në Premierligë, që ka mbetur mbi 20 pikë prapa Liverpoolit në garën për titull, dhe pas dënimit nga UEFA me përjashtim për dy vite nga Liga e Kampionëve – objektivi i vetëm i Manchester City tani është që këtë vit t’i shkojë deri në fund Championsit.

Të lidhura

None found

Për ta bërë këtë, skuadra e Pep Guardiolës duhet t’i mposhtë më të mirët dhe në rrugën për finale fillimisht do të ketë Real Madridn.

Të mërkurën, nga ora 21:00, dy skuadrat që janë përballur edhe në të kaluarën, zbresin në ‘Santiago Bernabeu’ në një ndeshje shumë domethënëse për të dy skuadrat.

City luan për të shpëtuar nderin, Reali për të lënë prapa një javë negative që nga +3 pikë me Barcelonën, ka shkuar në -2 dhe në rast humbjes në El Clasico të dielën, diferenca do të shkonte në pesë pikë – çka do të thotë se ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë edicion mund të mbesë jashtë garës për titull.

Sido që të jetë, të mërkurën është garë tjetër, ndeshje tjetër dhe dy skuadrat kanë mundësi për fitore.

Madje, mesfushori i Manchester City, Kevin De Bruyne, beson se ekipi i Pep Guardiolës mund të fitojë edhe në ‘Santiago Bernabeu’.

“Real Madridi ka fituar Champions League me shumë se të gjithë, por shkojmë me idenë për të luajtur lojën tonë, ashtu sic bëjmë gjithmonë – të tentojmë të luajmë futboll ofensivë, të bëjmë presion, të luajmë mirë dhe po, mund të fitojmë”, u shpreh belgu.

“Unë, shokët, të gjithë në klub duam që të luftojmë deri në fund për këtë titull. Por për të arritur atje, duhet të përballesh me këso ekipe. Duhet t’i mposhtësh Real Madridin, Barcelonën, Bayern Múnich… duhet t’i eliminosh më të mëdhenjtë, nëse do të fitosh”.

të fundit

Double murder in Livoç i Ultë: V. R. remanded in pretrial detention for one month

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar një muaj paraburgim për V. R., i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes dhe të…

50 seconds ago

Radoičić at SNS rally alongside Vučić’s son as experts demand accountability for Banjska

Milan Radoiçiq, ndaj të cilit Kosova ka lëshuar pesë fletarrestime gjatë viteve të fundit dhe që është nën sanksionet e…

1 minute ago

Balluku në Kuvend për të votuar Hartën Territoriale/ Reagon Gazment Bardhi: 32 ditë pritje për drejtësi! E akuzuara për 14 vepra penale merr vendime që ndikojnë jetën e qytetarëve

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar për hetimet penale ndaj Belinda Ballukut, duke e cilësuar ditën…

18 minutes ago

Vrasja e dyfishtë në Livoç i Ultë, V. R. caktohet në paraburgim për një muaj

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar një muaj paraburgim për V. R., i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes dhe të…

25 minutes ago

MPB-ja nis procedura ndaj gjashtë policëve për përdorim të tepruar të forcës

Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se lidhur me rastin e përdorimit të tepruar të forcës nga…

28 minutes ago

Kanoeja përmbyset 200 metra larg bregut, humb jetën një person në Ohër

Siç bëjnë të ditur nga SPB Ohër, dje ka ndodhur një aksident në ujërat e Liqenit të Ohrit ku kanoeja…

28 minutes ago