Categories: Uncategorized

Setien beson se mund ta mposhtë Realin me taktikat e Guardiolas

Trajner i Barcelonës, Quique Setien, ishte i pranishëm në stadiumin Santiago Bernabeu të mërkurën në mbrëmje për ta parë disfatën me rezultat 2:1 të Real Madridit kundër Manchester Cityt. Ai beson se do të mundë t’i përdorë edhe vetë disa nga taktikat e klubit anglez për derbin e fundjavës.

Quique Setien u takua me trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiolën, pas ndeshjes dhe tani dëshiron t’ia shkaktojë disfatën e tretë radhazi Real Madridit në El Clasicon e së dielës.

Të lidhura

None found

“Ka disa gjëra që Manchester City i bëri që mund të na kryejnë punë edhe neve”, tha Setien, në një intervistë të dhënë për La Vanguardia.

“Por, ka edhe gjëra që ti i sheh dhe që nuk ke menduar se do të të jenë aq të dobishme”.

“Ne do të shkojmë për të sulmuar dhe do ta kemi të njëjtën ambicie si gjithmonë. Kjo është në ADN-në e kubit”.

“Ne gjithmonë tentojmë të jemi të guximshëm, edhe pse Real Madridi ka qenë duke u mbrojtur mirë që disa muaj dhe ka lojtarë cilësorë të cilët mund ta përballojnë presionin dhe të të dëmtojnë në sulm”.

“Ne do ta kemi një përqindje të madhe të posedimit të topit, por duhet të jemi gati edhe për t’u mbrojtur”.

“Real Madridit nuk i duhet shumë për të shënuar, edhe pse ndoshta ata nuk janë duke shënuar aq shumë tani sa shënonin kur e kishin Cristiano Ronaldon”,

Setien e theksoi edhe ndikimin që mund ta ketë Messi.

“Kur ti e ke Messin, është sikur t’i kesh dy apo tre mbretëresha në shah”, tha Setien.

të fundit

Pedro Rodriguez i jep fund karrierës futbollistike në moshën 39-vjeçare

Ylli spanjoll, Pedro Rodriguez, fituesi i Kupës së Botës 2010 dhe legjenda e Barcelonës, ka njoftuar përfundimin e karrierës së…

14 minutes ago

Uljan Shpataraku në gjykatë: Nuk e njoh Ergys Agasin, e mora në rrugë se më bëri auto Stop, më tha jam ‘Berti’

Është zbardhur vendimi i gjykatës së posaçme, e cila caktoi masën e sigurisë "Arrest në burg", për ish-drejtorin e policisë…

16 minutes ago

Kërkesa individuale për zgjedhjen e presidentes nuk hap procedurë në Kushtetuese

Dy persona i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese të mërkurën lidhur me moszbatimin e aktgjykimit të saj për afatin e zgjedhjes…

18 minutes ago

Liverpooli rikthen interesimin për Mbappen, gati një ofertë rekord për yllin e Real Madridit

Liverpooli raportohet se ka ringjallur interesimin për yllin e Real Madridit, Kylian Mbappe, mes raportimeve se sulmuesi francez mund të…

19 minutes ago

Rrëfimi i rrallë i Michael Douglas: si i dha fund pesë lidhjeve brenda një nate pas kërkesës së Catherine Zeta-Jones

Michael Douglas ka zbuluar një detaj të panjohur nga fillimet e romancës me Catherine Zeta-Jones. Në librin e tij të…

26 minutes ago

Arsenali rinovon kontratën me Mikel Artetën dhe i beson drejtimit të tij

Arsenali ka konfirmuar zyrtarisht se Mikel Arteta ka nënshkruar kontratë të re afatgjatë me klubin. Trajneri spanjoll ka vendosur të…

31 minutes ago