Manchester City në ankth për të ardhmen në kompeticionet europiane. Citiziens u përjashtuan me 2 vite jashtë Championsit nga FIFA për shkak të abuzimeve me fair play-in financiar, por vendimin e qeverisë më të lartë të futbollit botëror, klubi anglez e ankimuar në KAS-in e Lozanës nga i cili shpreson se do të marrë ok-in për të marrë në sezonin e ardhshëm të Kupave të Europës.
Por pandemia COVID-19 ka bllokuar edhe gjykatat të cilat mund të vonojnë vendimet e tyre. Manchester City ende nuk ka marrë një përgjigje nga KAS dhe gjasat janë që gjykata e Lozanës ta vonojë akoma më shumë vendimin e saj.
None found
Por në rast se ky sezon i kampionatit anglez nuk rifillon dhe vendimi KAS ku Citiziens shpresojnë të fitojnë pafajsinë nuk vjen, federata angleze e futbollit do të jetë e detyruar të dërgojë në UEFA listën e skuadrave të kualifikuara në Kupat e Europës për sezonin e ardhshëm menjëherë dhe Manchester City do të mbetet jashtë Championsit për sezonin 2020-2021.
Aktualisht skuadra e Pep Guardiolës, pozicionohet në vendin e 2-të të Premier League por në rast se përgjigjia e apelimit të vendimit të FIFA-s për ta pezulluar me 2 vite nuk vjen atëherë jo vetëm që City do të mbetet jashtë Europe por do të rrezikojë të humbasë edhe disa nga lojtarët e tij më të rëndësishëm në merkato si Kevin De Bruyne i cili në një intervistë paralajmëroi largimin nëse përjashtimi i Manchester City-t nga kompeticionet europiane bëhet realitet.
Në Serbi pas 12-viteve, ka rënë Aleksandar Vuçiq nga pushteti, derisa drejtimin e këtij shteti do të marrë Lista Studentore…
Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, është arrestuar pas një aksioni policor në malet e Becit të…
Këtë të mërkurë, moti parashikohet të jetë pa reshje në të gjithë vendin. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale dhe maksimale…
Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike të…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…