sport

Ukrasinasit marrin lajmin e keq para ndeshjes me Shqipërinë

Federata e Futbollit të Ukrainës ka marrë një lajm tronditës para ndeshjes vendimtare me Shqipërinë në stadiumin “Air Albania”. Ajo ka humbur një gjyq të bujshëm në KAS të Lozanës, që padyshim do të dëmtojë imazhin e saj ndërkombëtar.

Gjyqi ka të bëjë me ish-kapitenin dhe liderin e kësaj përfaqësueseje, Anatoli Timoshçuk. Ky i fundit është shpallur tradhtar që kur vendosi të vazhdonte të jetonte në Rusi dhe të mos fliste kundër rusëve për pushtimin e Ukrainës.

Të lidhura

None found

Federata vendosi që t’i hiqte atij çdo licencë e titull që i kishte dhënë, çdo nderim, si dhe ta fshinte nga regjistri i përfaqësueses së saj, ku Timoshçuk ka vendosur disa rekorde dhe ka qenë kapiten.

Por ish-lojtari ka çuar çështjen në KAS të Lozanës dhe atje ka fituar, pasi gjykata e arbitrazhit sportiv vlerësonte se Timoshçuk nuk kishte kryer asnjë veprim që nga nisja e sulmeve të Rusisë që mund të sillnin një sanksion të tillë drastik.

Federata Ukrainase, që drejtohet tashmë nga Andrij Shevçenko, i cili ka luajtur për shumë vite përkrah Timoshçuk, bëri një reagim zyrtar pas këtij vendimi.

“Për fat të keq, europianët e trajtuan këtë çështje në mënyrën më formale dhe konfirmuan keqkuptimin e pjesshëm që kanë për realitetin në të cilin ne jetojmë. Pozicioni i komuniteti të futbollit në Ukrainë është i qartë dhe nuk ka ndryshuar asnjëherë. Njerëz si Timoshçuk nuk kanë asnjë vend në futbollin e Ukrainës”.

të fundit

Ramadani: Ndërrimi i pushtetit në Serbi nuk do ta ndryshojë politikën ndaj Kosovës

Në Serbi pas 12-viteve, ka rënë Aleksandar Vuçiq nga pushteti, derisa drejtimin e këtij shteti do të marrë Lista Studentore…

3 minutes ago

Nga tentativa për të marrë makinën e motrës deri te arrestimi në malet e Becit: si u kap Albert Sylaj

Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, është arrestuar pas një aksioni policor në malet e Becit të…

3 minutes ago

Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 28 Tetor 2026

Këtë të mërkurë, moti parashikohet të jetë pa reshje në të gjithë vendin. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale dhe maksimale…

16 minutes ago

Horoskopi 28 Tetor 2026/ Zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike të…

20 minutes ago

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

7 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

7 hours ago